Nuk keni produkte në shportë

Provo

Ushqimet që na mbrojnë nga kanceri

Më poshtë do të gjeni listën që përbëhet nga tetë ushqime të cilat sipas studimeve mbrojnë nga kanceri.

Brokoli
Mbron nga lloje të ndryshme të kancerit, duke e përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, fshikës urinare dhe prostatës. Në laborator është parë se shija e lehtë e hidhur e bronkolit, që vjen nga përbërësit e quajtur izotiociante dhe glukozinolate, është ajo që pengon përhapjen e kancerit.

Çaji i gjelbër

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë edhe atë të fshikës së urinës, lukthit dhe zorrës së trashë. Përbërësi më i rëndësishëm kundër kancerit që gjendet në çajin e gjelbër është EGCG (epigalokatekina- 3- galat), një antioksidues i fortë i cili pengon rritjen tumoreve.

Hudhra
Mbron nga lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë atë të lukthit, zorrës së trashë, gojës dhe fytit. Përbërësit kundërmues të hudhrës janë shumë të fortë kundër kancerit. Të gjitha bimët nga familja e qepëve, duke përfshirë edhe vetë qepën dhe preshin, po ashtu i përmbajnë këta përbërës.

Drithërat Integrale
Mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë edhe ai i gjirit. Fibrat që gjenden në drithërat integrale nxisin aktivitetin e baktereve “të mira”, të zorrës së trashë. Përpos fibrave, drithërat integrale kanë edhe përbërës të tjerë që janë të dobishëm kundër kancerit.

Djathi i sojës-Tofu
Mbron nga kanceri i gjirit dhe prostatës. Izoflavonet që gjenden në kokrrën e sojës kanë ndikim të ngjashëm me estrogjenin. Kjo bën që ato të jenë efikase kundër kancerit që paraqitet për shkak të hormoneve, si tek meshkujt, po ashtu edhe tek femrat, shkruan Kosova Sot.

Salca e domateve
Mbron nga kanceri i prostatës dhe llojet tjera të kancerit. Përbërësi kryesor në domate është glikopeni, i cili pengon rritjen e kancerit të prostatës. Niveli i likopenit është shumë më i lartë tek domatet e ziera.

Peshqit me dhjamë
Mbrojnë nga forma e përparuar e kancerit të prostatës. Thartirat yndyrore omega 3, që gjenden në peshqit me dhjamë, sikur që është salmoni, kanë ndikim anti inflamator, prandaj mund ta zvogëlojnë rrezikun nga forma agresive e kancerit të prostatës.

Jogurti
Mbron nga kanceri i gjirit dhe zorrës së trashë. Probiotikët apo “bakteret e mira”, që gjenden në jogurt, ndikojnë në sistemin e tretjes dhe në imunitet. Marrja e rregullt e jogurtit rrit qëndrueshmërinë ndaj tumoreve, gjë që vlen sidomos për jogurtët dhe kultura të gjalla, aktive.