Festoni çdo ditë me Ushqimet e Mrekullueshme të pregatitura në shtëpi me Delimano!
Ju pëlqen çdo gjë që ka lidhje me ushqimin? Dashuroni aromën, ngjyrën, përbërjen e mbi të gjitha ta gatuani atë? Ne në Delimano shpërndajmë entuziazmin tuaj. Për ne, ushqimi është festa e çdo dite. Dhe ne besojmë se kuzhina juaj është vëndi ku ushqimi më i mirë ka lindur. Çdo vakt i pregatitur nga recetat e gjyshes, pasionin dhe në mënyrë të veçantë dashuria është e pakrahasueshme me restorantet më të mira në vënd.
Gjëra të përbashkëta? Pasioni për gatimin
Ne në Delimano kemi marrë parasysh pasionin e parezistueshëm për gatimin dhe kemi vënë në dispozicion të gjithë mundin tonë për t'ju ofruar gjithçka ju duhet apo dëshironi të keni për të gatuar ushqimet tuaja të përditshme apo edhe për ditë të veçanta e speciale.
Kjo është historia jonë.
Si filloi
2010
Historia jonë filloi në 2010, kur ne erdhëm me një ide për të prodhuar enë kuzhine të një cilësie të lartë me materiale natyrale.
Në fillim ideja ishte për një gamë produktesh qeramike, me shumë entuziazëm & dashuri ne mblodhëm dëshirat e klientëve dhe filluam zhvillimin për shumë e më shumë produkte për kuzhinën.
Sot ne ofrojmë më shume se 100 produkte. Dhe shumë të tjera janë duke u ideuar e prodhuar.
Delimano sot
Sot, Delimano është e fokusuar tek ju, dëshirat tuaja, dhe pasioni i parezistueshëm për gatimin.
Naš cilj je, da postanemo vrhunska znamka kuhinjskih izdelkov v Evropi, ki ponuja premišljeno oblikovane, tehnološko napredne, inovativne in kreativne kuhinjske rešitve, ki zagotavljajo zdravo in okusno izkušnjo kuhanja.
Shkurtimisht: Ne jemi këtu për të ofruar produktet më të mira për një jetë të shëndetshme dhe aktive.
Dhe duke thënë këtë, i kemi thënë të gjitha.
Delimano: Invoator dhe Lider në Treg
Mënyra e gatimit ka pësuar një ndryshim dramatik në dekaden e fundit: duke qëne se njerëzit janë shumë të zënë dhe jeta është më e ngarkuar se më parë disa prej tyre nuk kanë shumë kohë për te gatuar, por nga ana tjetër ka edhe nga ata persona të cilët dëshirojnë të gatuajnë shëndetshëm e në të njëjtën kohë të impresionojnë të ftuarit me gatimet e tyre. Zgjidhja e përshtatshme për këto dy trende? Sigurisht, teknologjia.
Ne në Delimano nuk kursehemi kur bëhet fjalë për zhvillimin e ideve të reja për produkte të tilla.
Ekspetët tanë të teknologjisë së gatimit ofrojnë zgjidhje të cilat janë ndër të parat në botë.
Delimano Trilogy: Zgjidhja unike e gatimit
Delimano Trilogy është një ndër shpikjet tona për të përmirësuar mënyrën e gatimit dhe siguruar një ekperience të shëndetshme në gatim. Tenxherja Trilogy është prodhuar me material alumin dhe qeramik dhe me 9 vrima të cilat do të bëjnë të mundur qarkullimin e ajrit gjatë gatimit. Ajri i ngrohtë do të qarkullojë në brëndësi dhe ushqimi do të gatuhet në perfeksion.
Në këtë mënyrë ju do të gatuani vetëm me një pikë vaj, dhe me shpejt se me mënyrat e mëparëshme.
Vertetë një shpikje të cilën duhet ta provoni.
Paisje të vogla Delimano – Ne kemi zgjidhje për çdo vështirësi në kuzhine
Ne e dimë që çdo shef pëlqen paisjet praktike të cilat i lehtësojnë punën. Dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi vënë një rëndësi të veçante edhe investimit të paisjeve të vogla të cilat mund të përdoren në përditshmëri apo për raste të veçanta.
Ne kemi një gamë të gjërë me paisje të vogla kuzhine ku ju mund të gjeni çdo gjë që ju duhet - apo që keni dëshiruar të keni në kuzhinë.
Çdo gjë që ju duhet për të pregatitur, gatuar, ruajtur, servirur dhe SHIJUAR ushqimin - Delimano ka gjithcka, tani edhe me ngjyra të bukura!
Kuzhina apo shtëpia asnjëherë nuk mbaron së kompletuari. Dërrasa për prerje me material bamboo, tabaka për servirje, apo tigani i këndshëm për krepa në ngjyrë të kuqe - me produktet tona, kuzhina dhe tavolina e ngrënies asnjëherë nuk do të jetë e mërzitshme.
Me gamën e gjërë të produkteve shumëngjyrëshe në dollapin tuaj ju do të numëroni minutat për pregatitjen e vaktit pasardhës.
Me Delimano, gatuaj, festoj çdo ditë!
Një hap drejt kënaqësisë në gatim!
Ne në Delimano, mendojmë vetëm për gatimin. Na pelqen të ndajmë me ju ide të ndryshme gatimi, receta, mënyra servirje (dhe sigurisht ngrënia)... Por pas të gjithave, sigurisht fokusi jonë është i njëjtë: për të krijuar zgjidhe të cilat do t'ju lumturojnë në aspektin e gatimit.
Pas një fillimi të suksesshëm, ne jemi krenar që menaxhojmë një gamë të gjërë produktesh kuzhine për të gjitha nevojat tuaja:
- pregatitje
- gatim
- servirje
Kjo është historia jonë
Nëse vizitoni dyqanet tona ju do të mirëpriteni nga stafi ynë i sjellshëm ose mund të telefononi agjentet tanë në numrin 04 451 44 36 për këshilla dhe sygjerime - apo kujdesin ndaj klientit për më shumë informacione rreth porosisë tuaj!
Ne shpresojmë të mbeteni të kënqaur nga shërbimi dhe produktet tona.
Ju mirëpresim së shpejti.
Ekipi Delimano