Nuk keni produkte në shportë

Provo

Përdorimi & Mirëmbajtja e enëve qeramike

Përpara përdorimit të parë

  • Përpara përdorimit të parë lani enën me ujë të nxehtë dhe detergjent për të eleminuar papastërtitë dhe pluhurat që mund të ketë.
  • Thajeni dhe fshijeni gjithmonë me një peshqir kuzhine.
  • Për të mbajtur në kushte perfekte enët tuaja, ju duhet të bëni këtë proçes në mënyrë periodike.
  • 1

    Rregullimi i temperaturës

    • Përcaktimi i temperaturës është shumë i rëndesishëm. Për shumicën e gatimeve rekomandohet të gatuhen në nxehtësi mesatare. Shtresa e qeramikës në kombinim me bazën e aluminit siguron nxehtësi dhe përçueshmëri profesionale, kështu ushqimet tuaja do të jenë të gatuara dhe të pasura plotë proteina dhe do te gatuhen shume me shpejt.
    • Shtresa e qeramikës eshte rezistente ndaj temperaturave të larta (450°C), kështu që nuk do të jetë subjekt i ndryshimit apo modifikimit (ajo nuk duhet të tejnxehet kur është bosh). Bëni kujdes mos e lini asnjëherë enën mbi sobe pa e kontrolluar.
    • Sigurohuni që elementet e nxehjes të jenë të barabartë ose të kombinohen me madhësine e tiganit apo enës dhe të mos shtrihen përtej saj.
  • 2

    Mjetet e kuzhinës dhe vajrat

    • Asnjëherë mos përdorni mjete metalike në sipërfaqet e enëve qeramike. Ne ju rekomanodjmë të përdorni mjete gome, plastike dhe mjetet e drurit për të zgjatur jetëgjatësinë e enëve tuaja të kuzhinës.
    • Mos prisni ushqimin mbi tigan.
    • Ju rekomandojmë të përdorni vaj ose gjalp.
  • 3

    Larja

    • Lejoni tiganin të ftohet dhe më pas lajeni plotësisht pas çdo përdorimi.
    • Enët e qeramikës mund të lahen me dorë dhe sfungjer jo shumë të ashpër dhe pa përdorimin e produkteve të forta kimike, nëse do të përdorni pjatalarësen bëni kujdes në zgjedhjen e solucioneve që të mos jenë shumë të forta pasi mund të shkaktojnë edhe heqjen e cilësive të tij.
    • Nëse keni pjekur produkte që kanë shumë yndyre si p.sh salçiçe, proshute, mish, dhe ato kanë lënë njollë mbi enë, ju mund ta pastroni lehtësisht. Mjafton ta lini për pak minuta në ujë të nxehtë me detergjent dhe më pas ta lani me një sfungjer të butë. Në rast se njolla nuk hiqet, ne ju rekomandojmë të hidhni pak uthull të bardhë mbi tigan dhe ta lini për pak minuta sa të nxehet, dhe pastaj vazhdoni pastrimin normalisht. Asnjë njollë nuk do të jetë në gjendje të kompromentojë performancën e këtyre produkteve.
  • 4

    Sistemimi

    • Për të siguruar jetëgjatësi në perdorim, trajtojeni me kujdes gjatë gjithë kohës, duke siguruar që siperfaqja të mos gërvishtet.
    • Sigurohuni dhe bëni kujdes për të mos vendosur tigan apo produkte të tjera mbi të, të cilat mund të gervishtin enën.
    • Shenjat e vogla në sipërfaqe që mund të shkaktohen nga përdorimi i përditshëm janë normale dhe nuk do të ndikojnë në performancën e shtresës së tij.