Nuk keni produkte në shportë

Provo

Si të gatuajmë me pak yndyrë?

Të hamë ushqime të shëndetshme nuk do të thotë të fiksohemi pas sallatës. Gatimi i shëndetshëm është diçka e lehtë pasi në shumë raste mund të përdorim receta të ndryshme të cilat na ofrojnë alternative të shëndetshme.

Të hamë ushqime të shëndetshme nuk do të thotë të fiksohemi pas sallatës. Gatimi i shëndetshëm është diçka e lehtë pasi në shumë raste mund të përdorim receta të ndryshme të cilat na ofrojnë alternative të shëndetshme.   Kjo është një ide emirë për të minimizuar “yndyrnat e fshehura” duke zgjedhur mish pa dhjamë dhe produkte bulmeti me yndyrna të reduktuara. Ushqimet e përpunuara mund të kenë gjithashtu shumë yndyrna të fshehura. Yndyrnat dietike janë të mira kur ato vijnë të parafinuara nga yndyrnat natyrale që gjenden tek arrat, farat, peshku, soja, ullinjtë dhe avokado, sepse kjo lloj yndyre shoqërohet nga vlera të tjera ushqyese.   Përdorni enë që nuk ngjisin në mënyrë që të përdorni sa më pak ose aspak yndyrë. Skuqjen e ushqimeve përpiquni ta realizoni me koncentrat pule ose verë në vend të gjalpit ose vajit. Për të bërë supë pa yndyrë, mishin vendoseni për ta zierë kur është ende i ftohtë. Gjatë zierjes yndyra do të dalë lart dhe ju mund ta largoni atë para se ta përdornimishin për supë.   Shumë fruta dhe perime, duke përfshirë edhe patatet dhe mollët, mbajnë shumë prej lëndëve ushqyese të tyre në lëkurën e tyre. Pra, për zierjen e tyre mos e hiqni lëkurën. Vitamina C shkatërrohet shpejt në gatim –prandaj gatuajini perimet me Vitamina C me sa më pak ujë dhe në një kohë sa më të shkurtër.