Nuk keni produkte në shportë

Provo

Rreth gatimit

Gatimet e tejkripura, Nëse i keni hedhur shumë kripë salcës apo supës, mund t’i hidhni brenda një patate të ndarë në mes. Lëreni pataten që të thithë shumicën e kripës.

Pjekja e biskotave/amaretave

Kur piqni biskota dhe ju bëhen të forta, thjesht vendosini ato në një qese me një cope bukë gjatë natës. Biskotat do të thithin lagështirën e bukës dhe në mëngjes do t’i gjeni të buta.

Gatimi i fasuleve

Kur të gatuani fasule, kini kujdes që të gjithë përbërësit me aciditet të lartë si psh lëngu i limonit, uthulla, domatet, ketchupi apo vera, t’i shtoni në fund të gatimit pasi acidi i forcon fasulet. Mund të shtoni një pako me erëza pasi fasulet të jenë zbutur sepse nëse i shtoni më herët, ato mund të pengojnë proçesin e gatimit.

Ushqimet me aciditet

Ndonjëherë salcat e domateve mund të formojnë aciditet të lartë. Kur keni të bëni me acid, agjenti neutralizues duhet të jetë bazë. Provoni të shtoni një lugë çaji me sodë gatimi në salcë për t’i reduktuar aciditetin. Disa kuzhinierë preferojnë të hedhin sheqer për të njëjtën arsye. Sheqeri mund të ulë edhe aciditetin e domateve që përdoren në sallatë.

Djegiet

U dogjët me tiganin e nxehtë? Mos vraponi për ta mbajtur në ujë të ftohtë për 10 minuta, thjesht mbulojeni me paste dhëmbësh që të evitoni shenjat që lë djegia. Duket e çuditshme por funksionon. Nëse nuk keni pastë dhëmbësh afër, mund ta mbuloni edhe me alumin.