Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pastrimi, prerja dhe shtrydhja

Domatet e buta do t’i bëni lehtësisht tani e tutje. Bëjini domateve një prerje të vogël nga poshtë dhe futini në ujë të vluar për 30-60 sekonda. Ose thjesht hidhuni domateve ujë të vluar sipër. Më pas zhytini menjëherë në ujë të ftohtë dhe do të mahniteni kur të shikoni se sa kollaj hiqet lëkura.

Hudhrat

Që t’i qëroni hudhrat shumë lehtë, thjesht futini në mikrovalë për 10 sekonda dhe do të dalin vetë nga lëkura e tyre. Është një nga mënyrat më të shpejta dhe më të thjeshta për të qëruar hudhrat. Përndryshe mund t’i zhysni thelpijtë e hudhrave në një kupë me ujë të ngrohtë për 5 minuta dhe më pas mund ti zhvishni kollaj nga lëkura.

Xhinxher

Përdorni kurrizin e një luge për të qëruar ose për të gërryer rrënjët e xhinxherit. Është një nga mënyrat më të lehta dhe më të shpejta për të pastruar xhinxherin. Lëkura del kollaj nëse e fërkoni me lugë. Në këtë mënyrë minimizoni edhe hedhurinat.

Si të prisni qepët kollaj dhe pa lotë

Ftohini qepët në frigorifer përpara se ti prisni që të evitoni lotët. Thjesht zhytini qepët në ujë përpara se ti prisni. Futini qepët në mikrovalë për 60 sekonda, është një mënyrë fantastike për t’i qëruar dhe për të shpëtuar nga lotët.

Si të shtrydhni limonat me shpejtësi dhe efiçencë

Që të merrni maksimumin e lëngut të një limoni, futeni në furrën me mikrovalë për 15 sekonda përpara se ta shtrydhni. Rrotullojeni limonin mbi banakun e kuzhinës tuaj duke i ushtruar peshë me pëllëmbën e dorës që t’ia hiqni të gjithë lëngun.

Vezë të ziera mirë

Pasi ti zieni vezët futini menjëherë në ujë të ftohtë. Shtojini ujit disa kuba akulli që vezët të ftohen totalisht. Ftohja e vezëve ndihmon membranën e hollë që t’i ngjitet lëvozhgës së vezës dhe jo vetë vezës dhe si pasojë e bën vezën shumë të lehtë për t’u qëruar. Një mënyrë tjetër e lehtë është edhe hedhja e pakëz uthulle në ujin e vluar. Uthulla e zbut lëvozhgën dhe e bën të hiqet lehtë.