Nuk keni produkte në shportë

Provo

7 mite të gabuara rreth dietave që i keni besuar deri sot.

Kur morën rezolutat e vitit të ri njëri prej tyre ishte për humbjen ne peshës. Dieta është gjithëmonë në listën e të gjithëve, por para se të filloni dietën shikoni këto mite që ndoshta i keni besuar deri sot - dhe rezulton se ato janë krejtësisht të gabuara.

Miti # 1: Selinoja ka kalori negative.

Në të vërtetë nuk ka. 100g selino përmban rreth 15 kalori, ndërsa trupi juaj djeg rreth 10% të asaj që tretet. Kjo ju lë 90% të kalorive, që është rreth 13.5 kalori. Në fakt, e vetmja gjë që mund të hani ose pini që ka kalori negative është uji i ftohtë. Pse? Sepse uji është pa kalori, dhe trupi juaj djeg kalori për ta ngrohur atë para se ta absorbojë.

Miti # 2: Nuk duhet të hani asgjë pas orës 6 të mbasdites.

Nuk ka rëndësi kur hani, është më e rëndësishme ajo që hani. Nëse hani një darkë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, nuk do ti dëmtojë përpjekjet tuaja për humbje peshe, por nëse e trajtoni veten me një sanduiç të madh dhe një ëmbëlsirë të mirë, nuk është një zgjedhje shumë e mirë dhe rezultati do të ishte i njëjtë edhe nëqoftëse atë vakt e konsumoni herët.
Arsyeja e vetme për të lënë darkën është fakti se duke eliminuar një vakt, ju gjithashtu eliminoni një numër të caktuar kalorish, të cilat mund të ndihmojnë në humbjen e peshës. Nga ana tjetër, ushqime më të vogla, të balancuara, që janë të shpërndara në mënyrë të barabartë gjatë gjithë ditës, janë zakonisht një zgjedhje shumë më e mirë dhe më efektive.

Miti # 3: Pini një gotë ujë para ushqimit.

Për disa njerëz kjo është një zgjidhje vërtet e mirë, pasi uji mbush stomakun dhe na ndihmon të hajmë më pak, por në përgjithësi ky mashtrim nuk duket se bën shumë ndryshime në planin afatgjatë. Megjithatë, nëse uji zëvendëson pijet e buta ose lëngjet mund t’ju ndihmojë, pasi zvogëlon marrjen e kalorive.

Miti # 4: Duhet të shmangni ushqimet ‘’e këqia’ nëse doni të humbisni peshë.

Të ashtuquajturat dieta ketogjenike mund të mos jenë zgjedhja më e shëndetshme pasi përmbajnë një nivel të lartë të proteinave dhe yndyrnave edhe pse shumë njerëz raportojnë rezultate të shkëlqyera. Në afat të gjatë, ato mund të shkaktojnë efektin famëkeq dhe gjithashtu mund të sjellin disa efekte të rënda anësore, të tilla si dhimbje koke, frymëmarrje të keqe, sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe kapsllëk, prandaj këto dieta duhet të përdoren vetëm me mbikëqyrjen e mjekut.

Miti # 5: Çamçakëzët mund t’ju ndihmojnë në përshpejtimin e humbjes së peshës.

Shumë besojnë se çamçakëz mund të ndihmojnë në humbjen e peshës- do të përtypeni ne çdo kohë dhe kështu nuk do të keni nevojë të hani çokollata, patatina apo biskota. Dhe në fund të fundit, shumica e çamçakëzave janë pa sheqer, kështu që ata nuk shtojnë sasinë totale të kalorive. Ndërsa logjika prapa kësaj nuk është plotësisht e rreme, rezultatet nuk e përkrahin plotësisht këtë teori. Ç'është më e keqja, një nga studimet tregoi se çamçakëzat mund të ndihmojnë në uljen e kalorive tek personat e dobët, por  mund të rritet numri i kalorive tek ato që janë mbipeshë.

Miti # 6: Te mos hash para stërvitjes mund t'ju ndihmojë të digjni më shumë kalori.

Shumë njerëz besojnë se te mos hash para stërvitjes mund t'ju ndihmojë të digjni një numër më të madh kalorish, por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Sigurisht, stërvitja në stomak bosh do të djegë kalori nga furnizimet tuaja, por nëse nuk keni energji të mjaftueshme për një stërvitje të mirë, rutina juaj e ushtrimit do të jetë më pak intensive, duke djegur më pak kalori. Vendimi përfundimtar? Ndoshta është më mirë të kesh një vakt të vogël, të shëndetshëm para se të shkosh në palestër, pasi ajo do të përmirësojë cilësinë dhe rezultatin e stërvitjes tuaj.

Miti # 7: Çaji jeshil dhe qitro përshpejtojnë metabolizmin tuaj dhe ju ndihmojnë të digjni dhjamin.

Çaji  jeshil dhe qitro për fat të keq nuk mund t'ju ndihmojnë të humbisni peshë më shpejt se normalisht. Të dyja janë një zgjedhje e mirë për shëndetin tuaj, thjesht mos prisni që ata të bëjnë ndonjë mbrekulli kur bëhet fjalë për dietë.