Nuk keni produkte në shportë

Provo

Yule Log

Koha totale:

10-12 Min

Përbërësit:

Brumi

  • 3 vezë
  • 3 të verdha vezësh
  • 150 g sheqer
  • 85 g miell
  • 20 g kakao
  • 40 g gjalpë
  • 65 ml qumësht
  • 2 lugë çaji sheqer pluhur

Kremi

  • 200 ml pana ëmbëlsirash
  • 80 g krem çokollate
  • 2-3 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë çaji sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji kakao
  • rum
Pregatitja:

Yule Log është një ëmbëlsirë që përgatitet për Krishtlindje, veçanërisht në Belgjikë, Francë, Zvicër dhe në disa nga kolonitë Franceze. Keku si sfungjer i cili konsiderohet si një Yule Log në miniaturë, është në formën e një roleje. Në Rumani është një kek ‘’fëmijërie’’ i cili u kujton njerëzve familjen, traditat dhe vendlindjen. Kjo recetë është e përshtatur sipas guzhinës Rumune.

SERVIRET 6 Copë

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Brumi

Përzjeni vezët, të verdhat e vezëve dhe sheqerin (10 minuta) me mikserin Delimano. Përziejini derisa të krijohet një masë kremoze por jo komplet e trashë. Shkrini gjalpin, shtojini qumështin, largojeni nga vatra, më pas shtoni miellin dhe kakaon dhe përziejini. Shtojini kremit gjysmën e qumështit dhe gjysmën e miellit. Përziejini lehtësisht më mikser dhe më pas shtoni pjesën e mbetur të qumështit dhe miellit dukë i përzierë sërisht. Vendoseni masën në një tavë duke e përhapur me një lugë. Piqeni në furrë për 5 minuta në 180°C, më pas për rreth 6-7 minuta në 160°C.

Merrni një letër guzhine dhe spërkateni me sheqer pluhur dhe vendoseni kekun mbi të. Me kujdes dhe ngadalë rrotullojeni kekun dhe prisni të ftohet plotësisht rreth 1 orë.

Kremi

Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku. Gradualisht shtoni sheqerin. Me shumë kujdes ‘’shpaloseni kekun’’. Lyejeni mesin e kekut dhe më pas ‘’paloseni’’sërisht. Mbështilleni më një letër plastike dhe vendoseni në frigorifer për minimalisht 3 orë në mënyrë që të pritet lehtë kur ta servirni.

Kremi 

Rrihni vezën me 25-30 g sheqer me mikserin tone derisa të krijohet një masë kremoze. Shtoni pjesën e mbetur të sheqerit (125g) në ujë dhe ziejini për 4
minuta. Me kujdes ketë përzierje shtojani kremit të sipër përmendur, vazhdoni ti përzieni sëbashku për rreth 15 minuta. Shkrini çokollatën në banjo mari. Shtoni çdo pak minuta një lugë gjalp dhe përziejini çdo herë. Shtoni çokollatën e shkrirë dhe kafen në një lugë çaji ujë. Përziejini për 2 minuta. Rezultati do të jetë një krem që shkëlqen. Lëreni të ftohet në frigorifer për 30 minuta. Nxirreni kekun nga frigorifer. Shpërndajini sipër kremin dhe grijini pak çokollatë. Lëreni në frigorifer derisa ta servirni.

KËSHILLË

  • Përdorni tasin e setit për të ta ftohur kremin sepse mund ta mbuloni me kapak dhe kështu nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për bakteriet apo mikrobet.
  • Për të grirë çokollatën mbi kek përdorni pajisjen grirëse të setit.

 

Author : Delimano