Nuk keni produkte në shportë

Provo

Torta “mermer”

Koha totale:

45-55 Min

Përbërësit:

PËRBËRËSIT

  • 225 g gjalp shumë i butë
  • pak gjalp ekstra për të lyer tavën
  • 225 g sheqer pluhur
  • 225 g miell që fryhet
  • 4 vezë të mëdha të rrahura
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 3 lugë gjelle kakao
  • Lëkurën e 1 portokalli të madh
  • Disa pika ngjyrues ushqimor portokalli (sipas dëshirës)
  • 50 g çokollatë më portokall të copëtuar (ose çokollatë të zezë)
Pregatitja:

Torta ‘’mermer’’ është një kujtim klasik fëmijërie. Pavarësisht se përdorni ngjyra të ndryshmë për një rezultat tërheqës apo thjesht çokollatë e vanilje është koha ta llastoni pakëz veten me një filxhan çaj.

SERVIRET 20 copë

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Pajisjen që grin trashë
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Ngrohni furrën paraprakisht në 180°C. Një tavë (8x21cm) lyejeni me gjalp dhe vendosni letër guzhine. Rrihni gjalpin, sheqerin, vezët dhe miellin sëbashku në tasin Delimano me mikserin e dorës derisa të zhduken kokrrizat e miellit. Ndajeni masën në dy tasa, rrihni qumështin duke i shtuar ngadalë kakaon. Mos harroni të vendosni kapakun. Rrihni sëbashku lëngun e portokallit, lëkurën e tij dhe ngjyruesin ushqimor. Për lëkurën e portokallit përdorni pajisjen grirëse të setit. Më një lugë vendosni në tavë pak nga pak brumin e krijuar, përdorni një stikadent për të krijuar efektin ‘’marble’’ ose siç njihet ndryshe efektin ‘’mermer’’. Piqeni kekun për 45-55 minuta derisa të fryhet dhe të marrë një ngjyrë kafe të lehtë. Lëreni kekun në tavë të ftohet dhe më pas nxirreni prej saj. Shkrini çokollatën duke përdorur tasin Delimano në banjo mari ose në mikrovalë. Përdorni nje lugë për ta spërkatur çokollatën mbi kek.

KËSHILLË

  • Përdorni kapakun gjatë përgatitjes së brumit. Përse? Sepse në të kundërt brumi juaj do të përfundojë në muret e guzhinës
  • Përdorni grirësen e setit për të grirë lëkurën e portokallit.

Author : Delimano