Nuk keni produkte në shportë

Provo

Torta Marble

Koha totale:

50 Min

Përbërësit:
Pregatitja:

Torta Marble daton që në shekullin e 19. Fillimisht u përhap në Gjermani dhe shumë shpejt në të gjithë botën. U bë një nga pjatat klasike të Krishtlindjeve dhe gjendej në çdo tavolinë.

SERVIRET për 8 persona

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

• Tasi për përzierjen
• Kapaku
• Mikseri i dorës
• Pajisjen që grin trashë

PËRGATITJA

Ngrohni sobën 160-170 °C përpara. Shtoni të gjithë përbërësit përveç kakaos në mikser. Përziejini ato me shpejtësi të ulët. Gradualisht rrisni shpejtësinë në medium për rreth 3 minuta, më pas fikeni pajisjen dhe me një spatul mblidhni masën e mbetur në anët e tasit. Në një nga format pjekëse të kekut zbrazni ¾ e masës. Pjesës së mbetur shtojini kakaon dhe përziejini mirë. Këtë masë zbrazeni në mesin e masës së mëparshme. Me ndihmën e një stikadenti krijoni vija duke e tërhequr nga mesi drejt anëve, për të krijuar efektin “mermer”. Vendoseni në furrë për 50minutauta ose derisa stikadenti të dalë i pastër e i thatë kur ta shponi kekun për të parë nëse është pjekur. Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet për 10 minutauta pa e nxjerrë kekun nga forma pjekëse. Mund t’ju duhet të shtyni pak anët e kekut nga forma. Pasi të jetë ftohur plotësisht spërkatni me sheqer pluhur.

Recetë nga Bullgaria

Author : Delimano