Nuk keni produkte në shportë

Provo

Tavë me salçiçe

Koha totale:

17 Min

Përbërësit:

• 1-2 lugë gjelle vaj gatimi
• 12 copë salçiçe
• 6 feta proshutë
• 2 qepë të prera hollë
• 2 thelpinj hudhër të grira
• ½ lugë çaji piper i kuq
• 400g domate
• 300ml lëng pulë
• 2 lugë salcë domate
• 1 lugë gjelle salcë Worcestershire
• 1 lugë gjelle sheqer kaf
• 1 lugë çaji me bimë aromatike të thara
• 2 gjethe dafinë
• 3-4 degëza trumze
• 100ml verë e kuqe ose e bardhë
• 400g fasule
• Kripë dhe piper i zi
• 2 lugë gjelle miell misri

Pregatitja:

1. Hiqni kapun e tenxheres shtypni BUTONIN STEW dhe ngroheni vajin.
2. Skuqini salçiçet dhe lërini mënjëanë.
3. Skuqini qepët dhe hudhrat deri sa të zbuten dhe hidhni piper të zi , më pas shtoni të gjitha perimet e tjera, përveç fasuleve.
4. Përziejni shpesh dhe kur të jenë zbutur (përafërsisht për 10 minuta) shtoni salcene domates, salcën Worcestershire, sheqer dhe domate, verë dhe lëngun e pulës.
5. Shtoni salçiçet, mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 17 minuta.
6. Lërini deri sa te shkojë në funksionin WARMING I hiqni salçiçet nga tenxhera dhe i lini përsëri menjëanë.
7. Përzieni lëngun me miell misri dhe ujë deri sa përbërja të hollohet pak.
8. I vendosni përsëri salçiçet në tenxhere dhe shtoni dhe fasulet. Shtypni BUTONIN CANCEL.
9. Shërbehet me perime të stines.

Author : Delimano