Nuk keni produkte në shportë

Provo

Supë kopër & vaj domate

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 rrënjë kopër të prera në copa të holla
  • 2 kërcej selinoje me gjethe të prerë në copa
  • 3 thelpinj hudhre të prera mirë
  • 1 litër supë pule
  • Gjethe jeshile kopëre për garniturë
  • 1/2 fara kopëre toke
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë dhe piper i freskët
  • 2 patate të mëdha, të qëruara dhe të prera në kuba të vegjël
  • 3-4 domate të thata, të prera mirë
Pregatitja:

Nxehni dy lugë gjelle me vaj ulliri në tiganin e salcës Delimano Ceramica së bashku me domatet e thara. Lërini në zjarr për afërsisht dy minuta derisa domatet të zbuten pakëz. Hiqini nga zjarri dhe lërini në vaj për disa orë derisa vaji të thithë aromën. Nxeheni vajin e mbetur në tiganin Delimano Ceramica, shtoni koprën, patatet, selinonë dhe hudhrën dhe gatuajini për 5 minuta derisa të zbuten. Shtoni supën, gjethet e dafinës, farat e koprës, kripën dhe piperin. Vëreni përzierjen që të ziejë nën pikën e vlimit për rreth 30 minuta në zjarr të ulët. Hiqni gjethet e dafinës dhe lëreni supën të ftohet paksa. Më pas trazojeni në blender derisa të bëhet krem. Shtoni kripën dhe piperin sipas shijes tuaj.

Shërbejeni supën të përzier me gjethet e freskëta të koprës si dhe me vajin e marrë nga domatet e thara.

Author : Delimano