Nuk keni produkte në shportë

Provo

Sheqerpare

Koha totale:

1 Orë e 30 Min

Përbërësit:

Brumi

  • 250 g gjalpë
  • 150 g sheqer
  • 2 vezë
  • 600 g miell
  • Pudër pjekëse
  • Arra

Për shërbetin

  • 750 ml ujë
  • 500 g sheqer
  • 1 limon
Pregatitja:

Bakllavaja dhe sheqerparet janë padyshim dy receta të përkryera për të festuar festat më të rëndësishme. Receta është pak e rëndë ndaj mund ta konsumoni për një kohë të gjatë. Është e vështirë të gjeni një person i cili nuk i pëlqen sheqerparet.

SERVIRET rreth 6-8 persona (në varësi të madhësisë që do të krijoni)

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës
  • Pajisjen që grin trashë

PËRGATITJA

Shtoni sheqerin në gjalp dhe më pas 4 vezë, miellin dhe pudrën pjekëse. Përziejini ato në tas duke përdorur mikserin e dorës derisa të formohet brumi. Mos harroni të vendosni kapakun. Më pas ndajeni brumin në disa topa të vegjël (20-30 gr). Në fund vendosini secilit top nga një arrë përmbi dhe piqini për 20 minuta në 200°C. Ndërkohë përgatisni shurupin dhe pasi të jenë pjekur sheqerparet, hidhjanii sipër. Për të pregatitur shurupin ju duhet 750 ml ujë dhe 500g sheqer. Përziejini dhe ziejini për 2
minuta. Grijeni limonin me pajisjen që grin dhe vendoseni brenda tenxheres kur shurupi të fillojë të ziejë. Pasi t’i hidhni shurupin sipër lërini të ftohen për 2 orë.

KËSHILLË

Mund të përdorni pajisjen që grin trashë për të grirë arrat dhe ti dekoroni sheqerparet përpara se t’i piqni. Do të kenë një shije të mrekullueshme. Mund ta përdorni gjithashtu edhe për limonin.

Recetë nga Kosova

Author : Delimano