Nuk keni produkte në shportë

Provo

Sharlot me mollë

Koha totale:

2 Orë

Përbërësit:

PËRBËRËSIT

  • 1 kg mollë
  • 8 vezë
  • 500 g sheqer
  • 500 g miell
  • 1 lugë çaji vaj
  • 2 g vanilje
Pregatitja:

Ëmbëlsira Sharlot me mollë është keku më i mirë që do të provoni. Është në pjatë tradicional familjare. Për shumë konsiderohet si ëmbëlsira e fëmijërisë që përgatisnin mamatë dhe gjyshet.

SERVIRET 4 persona

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Përgatisni brumin. Thyejini vezët dhe vendosini në tasin e setit dhe shtoni sheqerin dhe vaniljen. Përziejini sëbashku për një kohë të gjatë derisa të krijohet një masë si shkumë e trashë e bardhë. Shtoni miellin i cili më parë ka kaluar në sitë dhe më mikserin e dorës përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Qëroni mollët, pritini në feta të holla. Lyejeni tavën më vaj, vendosni gjysmën e mollëve në fundin e tavës dhe sipër vendosini brumin. Sipër brumit vendosni pjesën e mbetur të mollëve. Piqeni ne 180°C derisa të marrë një ngjyrë të kaftë. Shoqërojeni këtë ëmbëlsirë me qumësht të ngrohtë ose kompsto qershie.

KËSHILLË

Gjatë përgatitjessë brumit për ëmëbëlsirën, përdorni tasin dhe kapakun për të shmangur spërkatjet mbi tavoline dhe guzhinë.

Author : Delimano