Sardele të mbushura
Ora e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 10 sardele të mëdha të freskëta
- 1 qepë e kuqe e prerë imët
- Vaj ulliri
- 1 gjethe e freskët dafine
- 1 thelpi hudhre, i prerë hollë
- 50 ml verë e bardhë
- 1 tufë majdanoz
- Gjethe kopëre të grira imët
- 30 g stika pishe
- 1 lugë gjelle rrush i thatë (stafidhe)
- 1 lugë gjelle uthull balsamike, ose uthull vere të bardhë të cilësisë së lartë
- 1 e bardhë veze
- 2 feta buke të bardhë të bërë përshesh
- 40 g djathë parmixhano i grirë
- Arra
- Kripë dhe piper
- Pregatitja:
-
Qërojini sardelet nga luspat, hiquani kokat dhe më pas hapeni barkun e peshkut nga velëzat deri te bishti. Pastroni organet e brendshme dhe hapeni sardelen me gishtin e madh në mënyrë që të keni dy fileto të lidhura nga lëkura e barkut. Hiqni shtyllën kurrizore dhe shpëlajini mirë filetot me ujë të ftohtë. Më pas thajini me letër kuzhine. Lyejini me kripë dhe piper, e më pas me vaj ulliri. Skuqeni qepën në tiganin Delimano Ceramica me një lugë gjelle vaj ulliri derisa të zbutet. Më pas hidhini kripë dhe shtoni hudhrën së bashku me dafinën e freskët të prerë. Shtoni verën dhe lëreni lëngun të avullojë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Zhytini stafidhet në uthullën balsamike. Më pas skuqni stikat e pishës në tiganin Delimano Ceramica. Përziejeni qepën me hudhrën, bukën, majdanozin, koprën, stikat e pishës, djathin Parmixhano, të bardhën e vezës dhe shtoni pakëz arra në një enë. Më pas mbushni një lugë çaji me përzierjen e mësipërme dhe lyeni njërën fileto të sardeles. Mbulojeni me gjysmën tjetër. Vendosini sanduiçët e sardeleve në Gatuesin e Thatë™ Delimano Ceramica. Shtoni një pike vaj dhe lëreni në zjarr për 10-15 minuta. Shërbejeni mbi brusketa së bashku me sallatë.