Nuk keni produkte në shportë

Provo

Sallate makaronash me patllexhane dhe domate te thata.

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:

Për 4 persona:

  • 1 thelb hudhër;
  • 20 gjethe borzilok;
  • 1 zarf më permbajtje të koncentruar perimesh (knor ose çfarëdolloji)
  • qepë të njoma;
  • patëllxhane të gjatë 300gr;
  • vaj ulliri 4 lugë;
  • 1/2 spec djegës;
  • 60 gr stika pishe;
  • domate të thata 40gr;
  • 5 lugë gjizë të shtypur mirë e të kripur;
  • 400 gr. makarona tip rigatoni (si ato në figure)
Pregatitja:

Në një enë qelqi vendosni domatet në ujë të ngrohtë qe të riperterihen për 5'. Kur të jene gati prijini në shirita dhe lërini mënjanë. Prisni patëllxhanët në rrathë me trashësi 3mm. Në një tigan me 4 lugët e vajit kaurdisni qepët e prera hollë, hudhren dhe specin djegës. Pasi të jenë tretur disi shtoni patllëxhanët, koncentratin e perimeve domatet dhe 1/2 gotë ujë. Pasi patëllexhanët të jenë zbutur largojini nga zjarri dhe shtoni gjethet e borzilokut duke i copëtuar me dorë. Në një tenxhere të thellë për makaronat, pasi të ketë renë uji (kripen e kemi hedhur më parë) në valë, shtojmë makaronat dhe i lëme të ziejnë në bazë të kohës që kanë të shkruar në konfeksion. Ndërkohë në 1 tigan pjekim stikat e pishës. Pasi makaronat të jenë zjerë ,kullojini shpejt dhe hidhni përsëri në tenxhere duke lënë në të pakëz ujë nga ai i zjerjes.Bashkojini të gjithë përbërësit dhe përziejini pak në flakë të dobët. Në fund do të shtoni gjizën ose nëse preferoni më mirë djathë kaçkavall të grirë .Koha e përgatitjes 15'.

Author :