Nuk keni produkte në shportë

Provo

Sallata tradicionale Ruse

Koha totale:

45-55 Min

Përbërësit:

PËRBËRËSIT

  • 3 patate të mëdha
  • 4 karrota të mëdha
  • 3 panxharë
  • 300 ml majonezë
  • 1 qepë të kuqe ose të bardhë mesatare
  • Piper
  • 4 "fileto’’ turshi të vajisura
  • 4 vezë të gatuara
Pregatitja:

Sallata tradicionale Ruse. Kjo sallatë vishet nga shtresa vishnje e panxharit e cila e mbulon atë plotësisht. Disa të tjerë preferojnë ti hedhin majonezë duke ‘’e veshur’’ në të bardhë.

SERVIRET 6-8 persona

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Pajisjen që grin trashë

PËRGATITJA

Në një tenxhere të madhe, zieni 3 patatet me lëkurë, karrotat të paqëruara dhe 3 panxharët derisa të zbuten. Karrotave do t’ju duhen rreth 15-20 minuta të ziejnë, patatet rreth 40 minuta ndërsa panxharit 1 orë ose më shumë. Thjesht hiqni nga tenxherja ato perime që zbuten më shpejtë dhe vazhdoni ti gatuani të tjerat. Qëroni karrotat sa janë ende të ngrohta, lërini të ftohen plotësisht dhe pritini imët sëbashku më panxharët, dhe në fund prisni edhe patatet. Vendosni në një pjatë të bukur një formë rrumbullake pa bazë ose ovale rreth 13x19 cm. Vendosni fillimisht patatet e prera më pas shpërndani mbi to 1\3 e majonezës. Më pas, shtroni gjysmën e porcionit të panxharëve dhe të karrotave, dhe gjithashtu shtroni gjysmën e porcionit të qepëve të prera, të gjithë racionin e turshive dhe në fund shtroni 1\3 e majonezës. Në fund shtroni racionin e qepëve dhe karrotave, pjesën e mbetur të majonezës dhe të panxharëve . Përpara se ti servirni lërini të qëndrojnë në frigorifer.

KËSHILLË

Lëreni në frigorifer sallatën përpara se ta servirni për të paktën 6 orë,në mënyrë që të jetë sa më e freskët dhe e lehtë për tu prerë.

Author : Delimano