Nuk keni produkte në shportë

Provo

Sallata me peshk të tymosur dhe tost me bukë thekre

Koha totale:

7-8 Min

Përbërësit:

Përbërësit për sallatën

 

  • 400-500 g peshk i tymosur (salmon, troftë, cërragë, skumbri apo çfarë do lloji tjetër peshku)
  • qepë të njoma
  • 4 patate
  • 4-5 qepë të njoma
  • 250 g bizele

 

Përbërësit për salcën

 

  • 50 g majonezë
  • 50 g krem djathi
  • 1 lugë gjelle mustard
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 mollë

 

Përbërësit për tostin

  • 8 feta bukë thekre
  • 1 thelbi hudhër (sipas dëshirës)
Pregatitja:

Letonia, shteti që kufizon detin për shekuj të tërë njihet si vendi i peshkatarëve. Në vendet Baltike, përgjithësisht në vendet bregdetare,peshku i detit është një pjatë tradicionale Krishtlindjesh ,veçanërisht sallata me peshk të tymosur dhe tost me bukë thekre.

SERVIRET 4 herë

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Prerësi i biskotave
  • Mikseri i dorës
  • Kapaku
  • Pajisjen që grin trashë

PËRGATITJA

Ziejini patatet dhe më pas lërini të ftohen e qërojini. Pritini në kuba. Prisni peshkun e tymosur, selinot dhe qepët e njoma, gjithashtu shtoni edhe bizelet. Më pas shtoni majonezën, kremin e djathit, mustardën dhe lëngun e limonit në mikserin Delimano Family Magic dhe përziejini. Mos harroni të vendosni kapakun. Vendosni pajisjen që grin në kapakun e mikserit dhe shtoni edhe mollët. Këtë salcë hidhjani sipër sallatës. Me format prerëse të setit të DelimanoFamily Magic mund të prisni fetat e bukës e më pas piqini për 10 minuta në 180°C. Thelbin e hudhrës fërkojeni mbi fetat e thekura të bukës. Servirini sëbashku me sallatën.

KËSHILLË

Buka me hudhra e prerë në forma pemësh Krishtlindjesh apo plaku dëborë nuk janë një ide e mirë vetëm për sallatën, por gjithashtu që fëmijet tuaj të hanë më shumë hudhra.

Author : Delimano