Nuk keni produkte në shportë

Provo

Rulon viçi me qepë

Ora e pregatitjes:

Deri në 45 minuta

Koha totale:

Deri në 45 minuta

Përbërësit:
  • 12 qepë të njoma, të grira deri 3 cm tek fletët jeshile
  • 400g biftek
  • 100 ml sake (vere orizi japanese) ose mirin (verë e ëmbël orizi Japanese)
  • 3 lugë gjelle salcë soje • 1 lugë gjelle sheqer
  • ½ lugë gjelle vaj vegjetal • Kripë dhe piper
  • 400 gr spinaq
  • Pak xhinxher
Pregatitja:

Zieni qepët e njoma në tiganin e salcës Delimano Ceramica në ujë të vluar për 45 sekonda, kullojini dhe më pas vendosini në ujë të ftohtë. Më pas thajini me peceta letre. Ruajeni ujin, përdoreni për të zier pak spinaqin të cilin më pas kullojeni dhe përhapeni në një tabaka që të ftohet sa më shpejt dhe të ruajë një ngjyrë të këndshmë të gjelbër. Pastrojeni mishin nga dhjami dhe lekura. Priteni diagonalisht në fleta shumë të holla dhe vendoseni çdo fletë mes dy letrash vaji dhe shtypeni me një rul. Fletët duhet të jenë shumë të holla, afërsisht 1.5 mm. Për t’i marinuar, përzieni sake, mirin, salcë soje dhe sheqer në tenxheren Delimano Ceramica derisa sheqeri të tretet. Lëreni të ftohet. Rregullojini fletat e mishit mbi letër të re vaji, njëra mbi tjetrën. Duhet të krijohet një katror afërsisht 15 x 15 cm. Hidhini kripë dhe piper dhe vendosni 3 qepë të njoma mbi gjysmën e poshtme të katrorit. Mbështilleni mishin rrotull qepëve për të krijuar një rulon. Bëni dhe tre rulonë të tjerë në të njëjtën formë. Vendosini rulonët në një enë dhe marinojini për rreth 15 minuta. Nxehni një tigan Delimano Ceramica ose një tigan të thellë Delimano Ceramica (sensori i temperaturës te doreza do të bëhet i kuq). Ndërkohë hiqeni mishin nga marinimi dhe thajeni me një pecetë kuzhine. Shtoni një pikë vaj në tigan dhe më pas rulonët, duke i kthyer me mashë, derisa të piqen nga të gjitha anët. Hiqini rulonët dhe në të njëjtin tigan shtoni marinadën dhe vlojeni derisa të bëhet si shurup. Prijeni rulonin në feta afërsisht 2.5 cm të trasha. Shtojini spinaqit pak salcë dhe shërbeni Negimaki me të. Pjesën e mbetur të salcës shërbejeni duke e trazuar me xhinxherin e grirë mirë.

Author : Delimano