Nuk keni produkte në shportë

Provo

Rizoto Quinoua me kërpudha

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 1 kupë quinoa (ose fara të ngjashme), të kavërdisura në vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 2 qepë të kuqe të grira
  • 1 kokërr hudhër e shtypur
  • 200 g kërpudha, të prera hollë
  • 400 g kërpudha shiitake, të prera hollë
  • timo e freskët ose rozmarinë
  • 250 ml verë e bardhë
  • 100 g djathë Parmixhano i grirë
Pregatitja:

Zieni gjysëm litri me ujë të kripur në tenxheren Delimano® Ceramica. Shtoni quinoan duke e ulur nxehtësine e sobës dhe lëreni deri sa farat ta pijnë ujin, afërsisht 13 minuta. Ndërkohë nxehni një lugë gjelle me vaj ulliri në tiganin Delimano® Ceramica ose ne tiganin e thellë Delimano® Ceramica. Shtoni qepët dhe trazojeni deri sa qepët të marrin njgyrë kafe. Shtoni hudhrat dhe trazojeni për 30 sekonda të tjera. Shtoni kërpudhat dhe timon dhe trazojeni derisa të avullojë uji që ato do të lëshojnë. Shtoni verë dhe trazojeni derisa vera të avullojë. Përziejeni quinoan me këprudhat dhe kavërdiseni me kripë dhe piper të freskët. Spërkateni me djathë Parmixhano dhe trazojeni sërish. Servireni në pjata dhe shërbejeni.

Author : Delimano