Nuk keni produkte në shportë

Provo

Rizoto

Koha totale:

10 Min

Përbërësit:

• 720 ml lëng mishi pulë
• 4 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 qepë e prerë
• Kripë
• 400g oriz i bardhë (rizoto)
• 125ml ujë ose verë e bardhë
• Shafran (1 lugë)
• 25g gjalpë
• 65-75g parmexhan
• Trumzë e freskët ose majdano

Pregatitja:

1. Shtoni vajin e ullirit dhe qepët bashkë me kripën në tenxheren MultiCooker . Shtypni BUTONIN STEW dhe i përzieni për 3 minuta.
2. Shtoni orizin dhe vazhdoni ta përzieni edhe për 3 minuta të tjerë ose derisa orizi të gatuhet pak.
3. Shtoni ujin apo verën e bardhë bashkë me shafranin dhe përzijeni deri sa të absorbohet, deri në 1 minutë.
4. Shtoni lëngun e mishit.
5. Shtypni BUTONIN CANCEL
6. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit dhe Shtypni BUTONIN RICE, programojeni për 10 minuta.
7. Nëse është e nevojshme, përgatiteni rizoton akoma më shumë për ta absorbuar lëngun e mishit ose shtoni më shumë lëng mishi ose ujë nëse është shumë e thatë. Kur rizoto është akoma i lagësht shtoni gjalpën dhe ½ e parmexhanit. Përzijeni. Shijojeni për ta testuar a ka nevojë për më shumë kripë
8. Largojeni nga nxehtësia dhe përzini me erëza të freskëta
9. Shërbejeni duke vendosur pjesën e mbetur të parmexhanit të grirë.

Author : Delimano