Nuk keni produkte në shportë

Provo

Recetë indiane pule Tikka Masala

Koha totale:

15 Min

Përbërësit:

• 2 lugë gjelle gjalpë
• 1 qepë normale, e prerë
• 4 thelpinj hudhër, të grira
• 1 lugë gjelle xhenxhefil
• 1 lugë gjelle fara qimnoni
• 1½ lugë çaji spec i kuq djegës i grirë
• 1½ lugë çaji koriandërf
• 1 lugë çaji shafran
• ¼ lugë çaji piper i kuq
• ½ lugë çaji piper i zi
• 400g domate e prerë
• 300-350g spinaq
• 4 lugë gjelle lëng limoni
• 1.3kg gjoks pulë
• 125ml lëng pulë
• 2 x 400g qiqra të konservuara
• 125ml pana kuzhine
• Kripë

Pregatitja:

1. Hiqni kapakun, shtypni BUTONIN STEW nxeheni vajin dhe shtoni qepë, hudhër dhe xhenxhefil. Gatuajeni për 5 minuta deri sa të zbuten pak
2. Shtoni farat e qimnonit, spec të kuq, koriandër, shafran, piper të kuq/të zi dhe i skuqni për 30 sekonda. Shtoni domatet dhe spinaqin. Lërini të ziejnë për 2 minuta. Shto përsëri koriandër, lëng pulë dhe gjoksin e pulës. Shtypni BUTONIN CANCEL.
3. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit, Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për15 minuta.
4. Hiqeni kapakun dhe shtoni pana, qiqra, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe i përzieni me kujdes deri sa lëngu të trashet. Shtoni lëng limoni dhe erëzat për shije. Shërbejeni menjëherë.

Author : Delimano