Nuk keni produkte në shportë

Provo

Qull me pulë

Koha totale:

35 Min

Përbërësit:

• 1 lugë gjelle vaj ulliri
• 25g gjalpë
• 4 kofsha pulë
• 1 qepë e prerë
• 2 thelpinj hudhër të grirë
• 200g kërpudha
• 225ml verë e kuqe
• 2 lugë gjelle salcë domate
• 2 degëza trumze
• 500ml lëng pulë

Pregatitja:

1. Shtypni BUTONIN STEW dhe shtoni vajin, dhe gjysmën e sasisë së gjalpit.
2. Skuqini kofshat e pulës deri sa të marrin ngjyren karakteristike.
3. Hiqini kofshat nga tenxherja dhe lërini mënjëanë.
4. Shtoni pjesën tjetër të gjalpiti.
5. Shtoni qepën dhe skuqeni për 5 minuta deri sa të zbutet.
6. Shtoni hudhrat dhe i skuqni për 1 minutë, më pas kërpudhat për 2 minuta dhe në fund verën.
7. I përzieni me salcen e domates dhe i leni për pak.
8. Shpërndani lëngun e pulës në tigan sëbashku me trumzen.
9. Shtoni përsëri në tigan kofshat e pulës.
10. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit, shtypni BUTONIN STEW dhe programojeni për 20 minuta.
11. Hiqini kofshat e pulës nga tigani i brëndshëm. Shtypni BUTONIN CANCEL. Shtypni BUTONIN STEW
12. Reduktojeni salcën deri sa përbërja të jetë e njëtrajtshme
13. Shtoni përsëri kofshat e pulës në tigan dhe shtypni BUTONIN CANCEL

Author : Delimano