Nuk keni produkte në shportë

Provo

Petulla Baursaki

Koha totale:

1 Orë e 15 Min

Përbërësit:
  • 1 kg miell
  • 2 lugë gjelle maja birre
  • 125 ml ujë
  • 2 vezë
  • 1 ½ lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë gjelle gjalpë ose margarinë
  • vaj
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ gotë miell
Pregatitja:

Baursaki janë petulla tradicionale nga Kazakistani, tipike për Azinë qëndrore, Mongolinë dhe Lindjen e Mesme. Këto petulla konsumohen si ëmbëlsirë me sheqer, gjalp osë mjalt. Mund të kenë fortësinë e një biskotë por duke qënë se skuqen, shpesh herë krahasohen me petullat.

SERVIRET 12 copë

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Prerësi i biskotave
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Përziejini të gjithë përbërësit në një tas të madh duke krijuar brumin. Vendoseni atë në një sipërfaqje të spërkatur me miell dhe më pas vendoseni sërisht në tas. Mbulojeni me një peshqir dhe lëreni të vijë për 30 minuta. Ngrohni vajin në një tigan të thellë. krijoni topa brumi në madhësinë e një luge gjelle. Shtypini pakëz dhe me kujdes vendosini të skuqen derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë. Pasi ti skuqni thithjani vajin me një letër guzhine. Spërkatini me sheqer nëse dëshironi.

KËSHILLË

Mund të përdorni prerëset e biskotave për të krijuar forma të ndryshme nëse dëshironi.

Author : Delimano