Nuk keni produkte në shportë

Provo

Perime të ziera

Koha totale:

3 Min

Përbërësit:

• 400g domate të prera në copa
• 5 lugë gjelle vaj ulliri
• 2 patëllxhan të prerë në copa më të mëdha
• 4 kungullesha të vogla të prera
• 2 speca të kuq apo të verdhë, pa fara dhe
të prerë
• Pak borzilok
• 1 qepë e kuqe, e qëruar dhe e prerë hollë
• 3 thelpinj hudhre,të qëruara dhe të grira
• 1 lugë gjelle uthull
• 1 lugë çaji sheqer pluhur

Pregatitja:

1. Hedhim 3 lugë gjelle vaj ulliri në tenxheren MultiCooker dhe shtypim BUTONIN STEW dhe i përziejmë kungulleshat me specat.
2. Shtojmë qepë dhe i përziejmë për 5 minuta. Shtojmë hudhrat dhe vazhdojmë t’i përziejmë për 1 minutë
3. Vendosni gjysmën e gjetheve të borzilokut në tenxhere.
4. I përzieni bashkë me uthull dhe sheqer pluhurin dhe vendosni domatet.
5. Shtypni BUTONIN CANCEL.
6. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit, Shtypni BUTONIN STEAM për 3 minuta.
7. Pasi të ftohet, shërbejeni me gjethet e mbetura të borzilokut.

Author : Delimano