Nuk keni produkte në shportë

Provo

Mish viçi me pana & kërpudha

Koha totale:

18 Min

Përbërësit:

• 680g mish viçi i prerë në copa
• Kripë dhe piper i zi
• 1 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 qepë mesatare, e prerë
• 240ml verë e bardhë
• 1 lugë gjelle mustard
• 1 lugë gjelle miell
• 250ml lëng mishi
• 450g kërpudha
• 2 karrota mesatare, prerë në feta
• 2 kërcenj selino
• 75g pana kuzhine
• 30g majdanoz i freskët

Pregatitja:

1. E lyeni mishin me ½ lugë çaji me kripë dhe piper. Hiqni kapakun, shtypni BUTONIN STEW dhe e nxeheni vajin. Shtoni mishin dhe skuqeni deri sa të marrë pak ngjyrë, (përafërsisht për 4 minuta).
2. Shtoni qepë, dhe skuqeni duke e përzierë për 4 minuta deri sa të zbuten. Shtoni verën e bardhe, mustard dhe miell, dhe i zieni për 2 minuta. Shtoni lëngun e mishit, kërpudhat dhe majdanozin.
3. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 18 minuta.
4. Hapni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtoni pana kuzhine, majadanoz , kripë dhe piper për shije.
5. Shërbehet me oriz.

Author : Delimano