Mish i pjekur pule i mbështjellur në role.
Ora e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 600 gr. fileta apo rriska mishi pule
- 120 gr. gjoks pule të përshtatshme për mbështjellje
- 120 gr. kaçkavall të butë
- 1 lugë xhenxhefil të bluar
- 1 lugë spec të kuq, të ëmbël dhe të bluar
- 1 lugë salcë soje
- kripë, piper i bluar
- yndyrë për pjekj
- Pregatitja:
-
Përgatitja:
Nga filetat, nxjerrim rriskat e holla me sipërfaqe sa më të madhe, të cilat të mbështjellura në folie plastike, i rrahim, nga ku më pas, i nxjerrim, i spërkasim me xhenxhefil, i kriposim pak dhe u shtojmë piper.
Rriskat e filetave të rrahura, i mbështjellim me peta të holla të gjoksit të pulës, të përshtatshme për mbështjellje dhe me djathë në mes. Pastaj, e gjitha mbështillet fort në role dhe lidhet me pe kuzhine.
Rolet i pjekim me vaj në zjarr mesatar në tigan (përafërsisht 15 minuta), duke i kthyer gjatë gatimit në pozicione të ndryshme dhe duke i shtuar ujë, sipas nevojës.
Pak para se të piqen rolet, i pudrosim me spec të kuq të bluar dhe sipas dëshire, me salcë soje.
Shërbehet e shoqëruar sipas dëshirës.