Nuk keni produkte në shportë

Provo

Mish derri me patate dhe bizele

Koha totale:

30 Min

Përbërësit:

• 1 buqetë aromatike*
• 1 lugë gjelle me vaj ulliri
• 6 copa mish derri
• ½ qepë, të prerë në feta
• 1 thelb hudhre, i prerë imët
• 50g suxhuk i prerë në feta
• 75ml verë e kuqe
• 250ml lëng pulë
• 175g patate të prera në feta
• 75g bizele të ngrira
• Kripë dhe piper i zi

Pregatitja:

1. Fërgoni qepët dhe hudhrat në vaj ulliri deri sa të zbuten në tenxheren MultiCooker pa kapakun duke përdorur BUTONIN STEW
2. Shtoni mishin e derrit dhe skuqeni deri sa të marrë pak ngjyrë.
3. Shpërndani lëngun e pulës në 250 ml ujë të zier
4. Shtoni patatet e prera , buqetën aromatike*, suxhukun e prerë në feta, verën, bizelet e ngrira dhe mbusheni me ujë deri në 4/5 e tenxherës së brëndshme. Shtyp BUTONIN CANCEL.
5. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN STEW.

 

* Nuk ka recetë të përgjithshme për buqetën aromatike, por shumica e recetave përfshijnë trumzë dhe gjethe eukaliptus. Në varësi të recetës, buqeta aromatike mund të përfshijë edhe majdanoz, borzilok, rozmarinë, perime të tilla si karrota, selino (gjethe ose kërcell).

Author : Delimano