Nuk keni produkte në shportë

Provo

Makarona me speca, kungull të njomë dhe mocarela të tymosur

Përbërësit:
  • 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra-virgjër
  • 3 speca të vogla, të prera hollë
  • 1 qepë të vogël, të prerë hollë
  • 2 kunguj të njomë, feta të trasha
  • 340 gram makarona fettuccine ose taliateli
  • 115 gram mocarela të tymosur, të grirë
  • 1/4 filxhan borzilok të freskët
  • Kripë, piper
Pregatitja:
  1. Vendosni gjalpin dhe vajin në tiganin Delimano FiveStar Maxi me nxehtësi mbi mesatare. Shtoni spacat dhe qepën, në të njëjtën kohë me kripën dhe piperin. I gatuani, i trazoni derisa të zbuten, 10 deri në 12 minuta. Shtoni kungullin e njomë dhe gatuajini derisa specat janë të zbutura dhe kungulli është i butë, për 4 deri 6 minuta.
  2. Ndekohë, gatuani makaronat sipas instruksioneve në paketim. Mbani një filxhan nga uji i makaronave dhe kullojini. Shtoni makaronat, mozzarella, borzilok, dhe 1/2 filxhan nga uji i makaronave që ruajtëm, te përzierja e specit dhe hidhe per ta mbuluar (shtoni me shume uje në qoftësë nevojitet, për të krijuar një salcë). Shtoni salcë dhe piper. I shoqëroni sipër me mocarela dhe borzilok.

Author : Delimano