Nuk keni produkte në shportë

Provo

Makarona me perime dhe fruta deti

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 1 pako makarona
  • speca të kuqe
  • kunguj
  • karota
  • fruta deti (oktapode koka edhe kembet, sardele)
  • 2 thelpi hudhra
  • vaj ulliri 4-5 lugë
  • kripë
  • piper i zi
Pregatitja:

Kjo recetë është me makaronat me vrimë, zarzavatë të ndryshme dhe fruta deti

Vihen makaronat për të zjerë (uji të jetë duke valuar kur të hidhen makaronat dhe të ketë një lugë gjellë kripë). Pasi lahen zarzavatet të gjitha prihen për së gjati në rripa të hollë dhe kaurdisen deri sa të zbuten pak. Hidhen frutat e detit mbi to dhe kaurdisen së bashku, hidhet kripa, piperi. Kur makaronat janë gati kullohen dhe hidhen në tiganin ku janë kaurdisur zarzavatet dhe përzihen së bashku. Hidhen në një pjatancë dhe shërbehen.

Author :