Nuk keni produkte në shportë

Provo

Makarona Karbonara

Koha totale:

8 Min

Përbërësit:

• 250g proshutë
• 2 thelpinj hudhër të grira
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 500g makarona pene
• 1l ujë
• 250g djathë parmexhan
• 4 vezë
• 100g krem pana
• 1 lugë çaji piper kokërr i bluar
• Kripë dhe piper të zi për shije
• Majdanoz.

Pregatitja:

1. Hiqni kapakun, shtypni BUTONIN STEW dhe shtoni vaj ulliri. Pasi të nxehet vaji, shtoni proshuten. Pasi proshuta të jetë skuqur pak shtoni hudhër dhe e përzieni. Hiqeni proshuten dhe lëreni menjëanë. Shtypni BUTONIN CANCEL.
2. Shtoni makaronat, ujë, dhe kripë për shije. Siguroni që makaronat të jenë mbuluar nga uji.
3. Mbylleni kapakun dhe valvulën e presionit. Shtypni BUTONIN RICE dhe programojeni për 9 minuta.
4. Pasi makaronat të jenë zier, i rrihni vezët me kremin në një tas.. Shtoni djathin, piperin e bluar dhe i përzieni.
5. Shtoni proshuten e skuqur dhe e përzieni mirë.
6. Shërbehet menjëherë.

Author : Delimano