Nuk keni produkte në shportë

Provo

Llokum Boshnjak

Koha totale:

1 Orë e 30 Min

Përbërësit:

• 500 g miell
• 2 lugë gjelle vaj
• 250 g gjalp
• 100 g arra të grira
• 3 lugë gjelle sheqer pluhur

Pregatitja:

“Llokum Boshnjak” një ëmbëlsirë tradicionale në Bosnje e cila është shumë e lehtë për tu pregatitur dhe pëlqehet gjerësisht në Ballkan. Zakonisht serviret me kafe Turke.

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës
  • Prerëset e biskotave

PËRGATITJA

Vendosni në tas miellin, sheqerin, arrat dhe gjalpin. Përziejini derisa të krijohet një masë kompakte. Nëse masa është ngjitëse shtoni prap miell. Vendoseni në frigorifer të ftohet për një orë. Më pas shtrojeni masën (3cm trashësi) dhe filloni rrotullojeni për brenda duke krijuar rripa të gjatë. Pritini rripat çdo 5 cm.Mund të përdorni dhe format prerëse nëse dëshironi. Piqini për 1 orë e 30 minutauta në 130°C. Kur të ftohen rrotullisini edhe njëherë në sheqer pluhur.

KËSHILLË

Servirini ato me një filxhan kafe Turke për të ndjerë shijen e vërtetë të Ballkanit.

Recetë nga Bosnja

Author : Delimano