Nuk keni produkte në shportë

Provo

Lazanjë

Koha totale:

7 Min

Përbërësit:

• 1 lugë gjelle. vaj ulliri
• 1 qepë e grirë
• 500g mish i grirë
• Kripë
• Piper
• Një shishe 1 l me salcë për pasta (salcë
domatesh)
• 60ml ujë i ftohtë
• 900g gjizë ose djath
• 2 vezë
• 50g parmexhan i grirë
• 2 lugë çaji hudhër e grirë
• 1 lugë çajime erëza të përziera (rigon, veget)
• 200g fletë lazanje
• Mocarela

Pregatitja:

1. Hiqni kapakun, shtypni BUTONIN STEW dhe shtoni vaj.
2. Shtoni qepët, mishin e grirë, kripën dhe piperin dhe vazhdoni pregatitjen derisa të fërgohen qepët dhe të skuqet mishi.
3. Shtoni salcën dhe ujin. Përzieni dhe lëreni të ftohet. Shtypni BUTONIN CANCEL.
4. Në një tas tjetër, përzieni gjizën, vezët, parmezanin, hudhrën dhe erëzat bashkë me kripën dhe piperin.
5. Mbusheni fundin e tenxheres MultiCooker me pak ujë. Vendosni një të pestën e mishit dhe salcën në fundin e tenxheres dhe mbulojeni me një fletë lazanje. Mbuloje fletën me 1/3 e djathit. Mbulojeni djathin me një shtresë tjetër të salcës, pastaj vendosni përsëri fletë lazanje. E përsërisni këtë proces deri sa të gjitha fletët të jenë përdorur. Shtresa e fundit duhet të jetë e mbuluar me salcë.
6. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 7 minuta.
7. Shtypni BUTONIN CANCEL pas 7 minutave. Nëse lazanja ka nevojë të skuqet akoma
8. Hedhni pjesën e mbetur të përbërësvedhe pjek për 10 minuta deri sa të merr pamjen që ju dëshironi.

Author : Delimano