Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kek Polak me xhinxher

Koha totale:

45-50 Min

Përbërësit:

Brumi

 

  • 2,5 gotë miell (400 g)
  • 180 g sheqer kaf
  • 2 lugë çaji kakao
  • 1 lugë çaji sodë bukë
  • 2 lugë gjelle mjalt
  • Reçel kumbulle
  • 1 gotë qumësht
  • 2 vezë
  • 3 lugë gjelle lajthi
  • 125 g gjalp pa kripë
  • 2 lugë çajierëza toke

 

Kremi:

  • 100 g çokollatë
  • 2 lugë çaji qumësht
  • 50 g gjalp pa kripë
Pregatitja:

Keku Polak më xhinxher i jep Krishtlindjeve një shije të paharrueshme. 

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Pajisjen që grin trashë
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Në tasin Delimano përzjeni brënda: miellin, sheqerin, kakon, erëzat dhe sodën e bukës. Më pas shtoni mjaltin, gjalpin, qumështin dhe vezët. Vendosni kapakun dhe filloni përziejini të gjitha sëbashku me mikserin e dorës. Falë këtij kapaku guzhina juaj do të jetë plotësisht e pastër! Kur masa të jetë kremoze shtoni edhe lajthitë. Vendoseni kekun në një tavë dhe piqeni në furrë për 45-50 minuta në 180°C. Provojeni me një stikadent neës është pjekur. Largojeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Në fund priteni kekun në 2 ose 3 pjesë horizontalisht dhe në mesin e tyre vendosni reçelin e kumbullës.

Krem çokollate: Thyejeni çokollatën në copa dhe shkrijeni në një tigan të vogël duke shtuar qumështin dhe gjalpin. Përziejini të gjithë përbërësit sëbashku. Përdoreni këtë glaze për të dekoruar kekun duke ja hedhur sipër.

KËSHILLË

Mund ta dekoroni vetë kekun tuaj, thjeshtë përdorni imagjinatën! Duke përdorur pajisjen grirëse mund t’i grini sipër kekut tuaj pak lëkurë portokalli. Është mjaftë e thjeshtë!

Author : Delimano