Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kek me qershi

Koha totale:

40 Min

Përbërësit:

PËRBËRËSIT

  • 5 vezë
  • 300 g sheqer
  • 200 g kos
  • 150 ml vaj
  • 270 g miell
  • 1 lugë gjelle sodë buke
  • 400-500 g qershi
Pregatitja:

Ky kek është një nga recetat tradicionale të gjysheve tona. Shkon shumë më një filxhan kafe. I shijshem dhe shumë i lehtë për tu pregatitur.

SERVIRET për 8 persona

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Thyejini vezët dhe ndani të bardhat nga të verdhat. Të bardhat vendosini në tas dhe përdorni mikserin e dorës për të krijuar një masë kremoze duke mos harruar të shtoni sheqerin. Më pas shtoni të verdhat dhe ngadalë përziejini më një spatul lehtë. Gradualisht shtoni edhe përbërësit e tjerë (kosin, vajin, miellin dhe pudrën pjekëse). Vendoseni masën e krijuar në një tavë dhe vendosni qershitë përsipër. Piqeni për 40 minuta në 180°C. Më pas nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet. Spërkateni me pak sheqer pluhur sipër dhe servireni.

KËSHILLË

Përdorni pajisjen grirëse për të grirë lëkurën e limonit!

Author : Delimano