Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kek me qershi

Koha totale:

45 minuta

Përbërësit:
  • 500 g qershi
  • 250 miell
  • 100 g sheqer
  • 3 vezë
  • 3 lugë gjelle qumësht
  • 50 g gjalp i shkrirë
  • 30 ml vaj ulliri
  • lëkurë limoni
  • vanilje
  • 1 lugë gjelle pudër pjekëse për ëmbëlsira
Pregatitja:

Ëmbelsirë e shijshme dhe e lehtë për tu pregatitur. Ju mund ta shijoni atë pa shtuar fare sheqer. Festoni dhe shijoni kekun me qershi.

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku që shërben si mbrojtëse ndaj spërkatjeve
  • Mikseri i dorës
  • Pajisjen që grin trashë

PËRGATITJA

Përpara se të miksoni përberesit merni një limon dhe grijeni atë me pajisjen që grin trashë. Shtoni vezët dhe sheqerin në tas, vendosni kapakun dhe përziejini me mikser derisa të krijohet një masë kremoze. Pas disa minutautash shtoni qumështin, gjalpin e shkrirë, vajin dhe lëkurën e limonit dhe vazhdoni ti përzieni. Ngadalë shtoni miellin, pudrën pjekëse, vaniljen dhe përziejini me një lugë. Në fund shtoni qershitë dhe vendoseni në furrë për 45 minuta në 180°C.

KËSHILLË

Mbulojini qershitë me miell dhe hiqjani lëkurën. Në këtë mënyrë ato do të qëndrojnë në sipërfaqjen e kekut dhe nuk do të ‘‘fundosen” gjatë pjekjes.

Recete nga Shqipëria

Author : Delimano