Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kek me gjalpë kikiriku

Koha totale:

25-35 Min

Përbërësit:
  • 2 gr miell
  • 1 lugë çaji pudër pjekëse
  • 1 gr sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji xhinxher pluhur
  • 100 ml vaj
  • 100 gr krem qumështi
  • 1 vezë
  • 1 dardhë e qëruar

Kremi

  • 50 g krem djathi
  • 75 g gjalp kikiriku
  • 100 ml pana ëmbëlsirash
  • lajthi të kripura për dekor
  • Forma keku për pjekjen
Pregatitja:

Një recetë e thjeshtë kekësh me shije ‘’pikante’’ Krishtlindjesh. Fantastike për të zbukuruar tavolinën e Krishtlindjeve fale dekorimeve të ndryshme me krem.

SERVIRET 7 copë

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës
  • Pajisjen që grin trashë

PËRGATITJA

Duke përdorur tasin miksoni sëbashku miellin, pudrën pjekëse, sheqerin, kanellën dhe xhinxherin. Shtoni më pas vajin, kremin e qumështit dhe vezën, miksojini më mikserin e dorës duke mos harruar të vendosni kapakun. Fillimisht qëroni dardhën dhe më pas vendoseni në mikser duke e grirë trashë. Brumin shtrojeni në format e kekut dhe piqini
për rreth 25-35 minuta në 170°C. Lërini kekët të ftohen përpara se ti vendosni sipër kremin me gjalp kikiriku. Për të bërë kremin përdorni sërisht mikserin duke mos harruar të vendosni kapakun për të shmangur ato spërkatjet e bezdisshme. Fillimisht miksoni kremin e djathit me gjalpin e kikirikut. Më pas rrihni panën dhe shtojani kremit dhe gjalpit të kikirikut duke i përzierë sëbashku. Dekorojini kekët me krem dhe lajthi të kripura.

Recetë nga Estonia

Author : Delimano