Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kek me çokollatë

Koha totale:

15 Min

Përbërësit:

Përbërësit për brumin

  • 4 vezë
  • 120 g çokollatë e zezë
  • 50 g gjalpë
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë gjelle miell

Përbërësit për kremin

  • 400 g maskarpone
  • 50 g sheqer pluhur
  • 180 g çokollatë e bardhë
  • 500 ml pana ëmbëlsirash
  • 150 g  çokollatë të bardhë
Pregatitja:

Përgatiteni këtë recetë për çdo festë, më 4 shije të ndryshme çokollate. Shumë e lehtë për tu pregatitur por duket fantastike, dhe ka një shije fantastike gjithashtu!

SERVIRET për 12 persona

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Pajisjen që grin trashë
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Filloni më përgatitjen e brumit. Shkrini cokollatën më gjalpin në banjo mari. Ndani vezët dhe rrihini ato në tasa të ndryshëm. Tek të verdhat shtoni të bardhat sëbashku më çokollatën dhe gjalpin, më pas shtoni miellin dhe përziejini të gjitha më një lugë. Piqini për 15 minuta në 180°C në nje tavë 16 cm. Lëreni të ftohet plotësisht. Përzieni maskarponen dhe sheqerin pluhur më mikserin e dorës. Gjithashtu në një tas të vecantë rrihni panën me mikser e më pas shtojani maskarpones dhe sheqerit. Ndajeni masën në 3 pjesë të barabarta. Shkrini në banjo mari cokollatat për kremin. Shtoni 100g çokollatë të bardhë në njërën nga pjesët e ndara të kremit, 50 g çokollatë të bardhë dhe 50 g çokollatë të zezë në pjesën tjetër, dhe 130 g çokollatë të zezë në pjesë e mbetur. Vendosni fillimisht në tavë brumin me ngjyrë më të errët, më pas atë me ngjyrë më të lehtë dhe në fund brumin më çokollatë të bardhë. Dekorojeni më çokollatë të grirë dhe lëreni për 2 orë në frigorifer të ftohet.

Author : Delimano