Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kek Hungarez Gerbeaud

Koha totale:

7- 8 Min

Përbërësit:

Brumi

  • 500 g miell
  • 25 g maja birre
  • 250 g margarinë ose gjalpë
  • 1 vezë
  • 2 të verdha vezësh
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 100 ml qumësht
  • Lëkurën e një gjysëm limoni
  • Pak kripë

Për brumin

  • 150 g arra
  • 50 g sheqer pluhur
  • 400 g reçel kajsie i bërë në shtëpi

Për pjesën e sipërme prej çokollate

  • 100 g gjalpë
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 4 lugë gjelle ujë
  • 4 lugë gjelle kakao (20-22%)
Pregatitja:

Keku Hungarez Gerbeaud është një nga ëmbëlsirat më të njohura në Hungari sëbashku me Kafen Gerneaud në zemrën e Budapestit. Por për ne fjala ‘’Gerbeaud’’ do të thotë kek i shijshëm i bërë në shtëpi më shtresa reçel kajsie, arra, i mbuluar me çokollatë. Krishtlindjet dhe Pashkët nuk mund të imagjinohen pa këtë tortë të mrekullueshme. Kjo ëmbëlsirë u krijua nga një pastiçier francez i quajtur Emili Gerbeaud i cili jetoi dhe punoi në Hungari.

SERVIRET për 8 persona

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

 

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës

 

PËRGATITJA

Në një tigan të vogël ngrohni qumështin derisa të bëhet i vakët dhe shtojini sheqerin dhe majan e birrës. Në një tas të madh përzjeni miellin dhe margarinën\gjalpin me dorë. Masa do të bëhët si më thërrime. Shtoni vezën dhe dy të verdhat e vezëve të tjera, masën me sheqer dhe maja birre, kripën dhe lëkurën e limonit. Përziejini brumin fortë më duar. Nëse është e nevojshme shtoni sërisht miell. Ndajeni brumin në 4 topa, mbulojini dhe lërini të vijnë për 30 minuta. Ngrohni përpara sobën në 180°C. Lyejeni tavën me gjalp dhe miell. Shtroni një nga pjesët e brumit dhe më pas shtrojini sipër 1\3 e reçelit. Spërkateni me arra dhe sheqer. Vendosni shtresën e dytë të brumit dhe përsërisni të njëjtën gjë. Shtroni shtresën e tretë, vendosini reçelin dhe spërkateni me arra dhe sheqer. E njëjta procedurë edhe me shtresën e katërt të brumit. Pasi ti keni përfunduar këto hapa vendoseni të piqet për 30 minuta derisa sipër të marrë një ngjyrë kafë të lehtë. Lëreni të ftohet. Për shtresën e çokollatës: Në një tigan shkrini gjalpin, shtoni 4 lgj kakao, 4 lgj sheqer dhe 4 lgj ujë, përziejini sëbashku derisa sheqeri të shkrijë dhe masa të trashet. Lyejeni kekun me ketë salcë çokollate. Gjalpi do ta bëjë çokollatën të shkëlqejë duke i dhënë nje pamje mjaftë elegant.

Recetë nga Hungaria

Author : Delimano