Nuk keni produkte në shportë

Provo

Gjellë me kofsha qëngji

Koha totale:

25 Min

Përbërësit:
  • 2 domate
  • 4 fela (kofshë qingji)
  • 25-35g miell
  • 8 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 qepë, e prerë
  • 3 karrota, të qëruara dhe në feta të holla
  • 1 hudhër e grirë
  • 1 lugë gjelle nenexhik i freskët
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni
  • 175ml verë e kuqe
  • 75ml lëng mishi dhe perimesh
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 4 lugë çaji miell (opsionale)
  • 2-3 lugë çaji ujë i ftohtë (opsionale)
Pregatitja:

1. Qërojini domatet, hiqini lëkuren dhe prejini në katër pjesë. Nëse dëshironi mund t’i zieni domatet për 1 minutë dhe i fut në ujë të ftohtë. Kjo bën të mundur që të hiqet lëkura tepër shpejt.
2. Hidhni kofshët e qingjit në një tas me miell. Pasti ta lyeni shkundeni për të larguar miellin e tepërt.
3. Hiqni kapakun tenxheres, shtypni BUTONIN STEW dhe lëreni vajin të skuqet për pak.
4. Shtoni qepë karrotë dhe hudhër. Skuqini për 5 minuta. Shtoni domatet, nënexhikun, lëkurën e portokallit, verën dhe lëngun. Lëreni të vlojë për disa minuta.
5. Vendosni kofshat e qingjit në tenxhere. Shtoni kripë dhe piper. Shtypni BUTONIN CANCEL.
6. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 25 minuta.
7. Me kujdes lironi valvulën dhe hapni kapakun për të parë nëse është gatuar. Mishi duhet të jetë shumë i zier dhe i shkrifët.
8. Për lëng mishi më të trashë shtoni miellin e mbetur me ujë dhe përziejeni deri sa të bëhet e njëtrajtshme.
9. Sugjerohet të shërbehet me pure patatesh ose me perime .

Author : Delimano