Nuk keni produkte në shportë

Provo

Fajitas me limon

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 2 1/2 lugë çaji vaj ulliri
  • 2 1/2 lugë çaji uthull balsamike
  • 1 1/2 lugë çaji kripë
  • 60 ml lëng limoni jeshil
  • 2 qepë të kuqe të prera në 8 copë
  • 2 biftek mishi kofshe të trasha
  • 2 ½ lugë çaji piper i zi i grirë trashë
  • 10 peta të pjekura
  • 1 tufë majdanozi të grirë
Pregatitja:

Salca

  • 450 g domate të qëruara
  • 1/2 qepë e bardhë e prerë në katër copa
  • 3 thelpij hudhre të prerë
  • 1 spec djegës i madh, i pastruar nga farat

Për salcën gatuani qepët në një tigan Delimano Ceramica derisa të marrin ngjyrë kafe. Merrni më pas tiganin tjetër Delimano Ceramica dhe shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni hudhrën me piperin. Shtoni domatet dhe gatuajeni përzierjen derisa të trashet. Shtoni disa qepë dhe kripë dhe hidheni përzierjen në një mikser. Trazojeni dhe lëreni mënjanë të ftohet. Ndërkohe nxehni tiganin Delimano Ceramica derisa sensori i temperaturës tek doreza të bëhet i kuq. Vendosni copat e qepës së kuqe në shkopinjtë e drunjtë dhe lyejini me vaj ulliri. Marinojini me kripë dhe piper. Skuqni qepët derisa të zbuten. Më pas transferojini në dërrasën e mishit dhe pritini në copa të vogla. Lyejini me uthull balsamike. Ndërkohë që qepët skuqen, përzieni pak lëng limoni jeshil me pak kripë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe marinoni në të mishin. Më pas thajeni mishin dhe fërkojeni me piper. Më pas piqeni mishin në tiganin Delimano Ceramica për disa minuta nga secila anë, derisa të gatuhet mesatarisht.

Author : Delimano