Nuk keni produkte në shportë

Provo

Buka e miqësisë

Koha totale:

3 Orë e 30 Min

Përbërësit:

PËRBËRËSIT

  • 100 g bajame të qëruara
  • 750 g miks frutash të thata
  • 300 g fiq të tharë
  • 100 g portokall i tharë dhe lëkurë limoni
  • 300 g miell
  • 0,5 lugë çaji arrëmyshk
  • 0,5 lugë çaji karafila toke
  • 0,5 lugë çaji xhinxher
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni
  • 250 g gjalpë
  • 250 g sheqer kaf
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 2 lugë gjelle mjalt
  • 4 large vezë të mëdha
  • 0,5 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 3 lugë gjelle konjak
  • gjalpë për të lyer taven
Pregatitja:

"Buka e miqësisë’’ është një pjatë që serviret gjatë Krishtlindjeve. Ajo zakonisht bëhet me fruta të thata, lajthi, erëza dhe sipër spërkatet me sheqer pluhur. Buka e miqësisë më herët është konsideruar si buka e argjërimit sepse Katolikët nuk mund të konsumonin gjalp ose qumësht, ndaj kjo bukë ishte shumë e lehtë pasi në të përdorej vaji. Legjenda thotë se forma e bukës kujton Jezusin e mbështjellë kur ishtë ende fëmijë. Ndaj kjo bukë është e mbështjellë më një shtresë të trashë sheqeri.

SERVIRET 10 servirje

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Ngrohni paraprakisht furrën në 140°C. Merrni një tavë të rrumbullakët 22cm dhe lyejeni me gjalp. Vendosni letrën e guzhinës duke mbuluar 2-3 cm anët e tavës. Pritini bajamet, kajsitë, fiqtë dhe portokallin e tharë e lëkurat e limonit në copëza të vogla. Në një tas të madh miksoni frutat e thata dhe bajamet. Shtoni miellin,erëzat dhe lëkurën e limonit. Përziejini mirë. Vendosni gjalpin dhe sheqerin në një tas tjetër dhe përziejini me mikser derisa të krijohet një masë kremoze. Përzieni sëbashku mjaltin me vaniljen. Shtojini vezët një nga një dhe miksojini 30 sekonda pasi të shtoni çdo vezë. Fikeni mikserin. Më një lugë druri shtoni miellin dhe frutat e thata dhe përziejini. Në një tas më të vogël, përzieni qumështin, sodën e bukës dhe konjakun dhe më pas këtë masë shtojani gjalpit dhe sheqerit. Vendoseni brumin në një tavë dhe krijoni një gropë në mes më një lugë druri. Piqeni në furrë për 3 – 3.5 orë. Kontrollojeni herë pas here me një stikadent. Nëse pasi e shponi bukën me të, stikadenti del i pastër do të thotë se është gati. Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet. Spërkateni më sheqer pluhur ose copëza çokollate, ndajeni në pjesë të barabarta dhe servireni.

Author : Delimano