Nuk keni produkte në shportë

Provo

Brownie me çokollatë

Ora e pregatitjes:

Deri në 45 minuta

Koha totale:

Deri në 45 minuta

Përbërësit:
  • 200 gr çokollatë e zezë
  • 100 gr gjalp
  • 1 lugë gjelle krem
  • 3 vezë
  • 150 gr sheqer në ngjyrë të artë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë gjelle kakao
  • shumë pak kripë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 100 gr bajame të prera në copa të vogla
Pregatitja:
  1. Nxehni furrën në 160°C.
  2. Nxehni 200-300 ml ujë në një tenxhere De­limano, ziejeni dhe lëreni në zjarr të ngadaltë. Thërrmojeni çokollatën në copa të vogla, hidhini ato në një enë/tas metali dhe vendosini të shkrihen mbi ujin që zien (ena metalike duhet të ketë përmasa që të përshtaten me ato të tenxheres) bashkë me gjalpin dhe kremin.
  3. Kur të jenë shkrirë plotësisht, largojini nga tenxherja duke i vendosur mënjanë.
  4. Përzieni me një rrahëse dore vezët, sheqerin, qumështin dhe kripën (ne sasi mini­male) në një tas përzierjeje Delimano derisa masa e përzierjes të dyfishohet. Më pas shtoni çokollatën e shkrirë, miellin dhe bajamet duke i përzier mirë së bashku.
  5. Hidhni masën e përgatitur në një tenxhere Delimano Dry Cooker dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 5 minuta, duke i vënë sipër kapakun e qelqtë. Në këtë mënyrë brownie do të mund të piqet më shpejt kur të futet në furrë.
  6. Vendoseni tenxheren Delimano Dry Cooker në furrë, duke i hequr dorezën dhe piqeni ëm­bëlsirën për 20 minuta.
  7. Kur të jetë gati, lerëni të ftohet pak dhe duke e marrë me ndihmën e një spatule, vendoseni në një pjatë ëmbëlsirash. Spërkateni me sheqer dhe servireni të shoqëruar me akullore me vanilje ose me shllak.

Këshillë nga Delimano: Nëse ju mungon furra apo dëshironi ta gatuani brownie-n në sobë, uleni nxehtësinë në temperaturë minimale dhe piqeni duke e mbyllur me kapak derisa të jetë gati për t’u servirur.

Kjo recetë është për 6 persona.

Author :