Nuk keni produkte në shportë

Provo

Biskota tradicionale Sllovake

Koha totale:

7-10 Min

Përbërësit:

PËRBËRËSIT

  • 750 g miell
  • 350 g sheqer pluhur
  • 4 vezë
  • 125 g gjalpë
  • 1 lugë çaji sodë
  • 1 lugë çaji xhinxher pluhur
  • 1 vezë
Pregatitja:

Biskotat me xhinxher janë ëmbëlsira tradicionale Sllovake. Jua rekomandojmë për çdo tavolinë Krishtlindjesh!

SERVIRET rreth 80 biskota

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Mikseri i dorës
  • Prerësi i biskotave

PËRGATITJA

Miellin, sheqerin pluhur, sodën, xhinxherin kalojini njëherë në sitë dhe më pas përziejini të gjithë sëbashku derisa të krijohet një masë brumi dhe lëreni në frigorifer për 24 orë. Pas 24 orëve, lëreni në temperaturë dhome për disa minuta dhe më pas filloni ta shtroni rreth 0,5mm trashësi. Priteni me prerëset e biskotave dhe një letër guzhine dhe piqini për 7-10 minuta në 180°C. Menjëherë pasi ti nxirrni nga furra lyejini me vezën e rrahur.

KËSHILLË

  • Këto biskota do të dukeshin fantastike nëse do ti dekoronit me krem të bardhë!
  • Nëse i ruani në një kuti do të qëndrojnë të freskëta gjatë gjithë përiudhës festive.

Author : Delimano