Nuk keni produkte në shportë

Provo

Biskota me xhinxher

Koha totale:

7-8 Min

Përbërësit:

Brumi

  • 500 g miell
  • 3 vezë
  • 150 g sheqer
  • Lëkura e gjysëm portokalli
  • 150 g mjalt
  • 1 paketë xhinxher bluhur (paketa përmban pudër pjekëse ndaj nuk është e nevojshme ta shtoni)

Dekorimi

  • 200 g çokollate
  • 130 g margarine
  • rruaza shumë-ngjyrëshe të ngrënshme
Pregatitja:

Një nga ëmbëlsirat të cilat kujtojmë më shumë nga fëmijëria janë padyshim ato me xhinxher. Thuajse çdo Krishtlindje gjyshet tona shtronin në tavolinë biskotat me xhinxher. Kjo traditë ka filluar në shekullin e 12 në manastiret Gjerman ku ato shoqëroheshin me birrë dhe verë. Më vonë ato u përdoren si erëza. Shumë shpejtë kjo ëmbëlsirë erdhi nëpër qytete dhe u servir nëpër tavolina gjatë festave.

SERVIRET rreth 60 - 75 biskota (varet nga madhësia që do krijoni)

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës
  • Pajisjen që grin trashë
  • Prerësi i biskotave

Përgatitja e biskotave

Vendosni vezët dhe sheqerin në tasin Delimano. Përziejini me mikserin e dorës duke mos harruar të vendosni kapakun sipër. Më pas shtoni miellin. Vendosni mjaltin në një tas më të vogel dhe përziejeni duke e ngrohur në sobë (mos e vendosni tasin direkt mbi vatër). Kur të ketë shkrire paksa shtojani masës që ndodhet në tasin Delimano. Shtoni gjalpin të cilin e keni shkrirë më parë. Grini me pajisjen që grin trashë lëkurën e gjysëm portokalli direkte mbi tas. Shtoni xhinxherin pluhur dhe përziejini edhe njëherë të gjitha sëbashku me duar. Mbështilleni brumin me letër guzhine dhe lëreni të vijë për 24 orë në temperaturë dhome. Të nesërmen spërkateni tavolinën me pak miell dhe filloni të shtroni brumin, më pas priteni me prerëset 3D të biskotave. Vendosini biskotat në një tavë të lyer me vaj dhe piqini për 7-8 minuta në 200°C. Lërini të ftohen.

Dekorimi

Shkrini sëbashku në ujë të nxehtë çokollaten dhe margarinën. Lërini masën të ftohet pak. Lyejini biskotat me të dhe vendosini mbi letrën e guzhinës. Dekorojini me rruaza shumë-ngjyrëshe. Lërini të ftohen.

KËSHILLË

  • Shkrijeni çokollatën dhe margarinën në banjo mari, në këtë mënyrë kremi do të jetë i butë dhe me shkëlqim.
  • Mund të përdorni pajisjen që grin trashë për të grirë çokollatën. Shija do të jetë edhe më e mirë nëse shtoni copëzat e çokollatës.
  • Përdorni tasin dhe kapakun për t’i ruajtur biskotat në mënyrë që të qëndrojnë të buta dhe të shijshme për një kohë të gjatë.

Recetë nga Kroacia

Author : Delimano