Nuk keni produkte në shportë

Provo

Biskota me arra

Koha totale:

10 Min

Përbërësit:

PËRBËRËSIT

  • 160 g margarine ose gjalpë
  • 200 g miell
  • 100 g arra
  • 80 g sheqer
  • 1 lugë rum ose konjak
  • lëkurë limoni (sipas dëshirës)
  • 50 g lajthi
Pregatitja:

Është e lehtë të përshkruash biskotat ideale të Krishtlindjeve: Të thjeshta për tu gatuar madje edhe nga fëmijët, më vlera të pasura ushqimore dhe jo shumë të ëmbla, të qëndrojnë për një kohë të gjatë por gjithashtu të buta. Këto biskota me arra janë pikërisht ajo çfarë po kërkojmë.

SERVIRET rreth 40 biskota

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

 

  • Tasi për përzierjen
  • Prerëset e biskotave 3D
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës

 

PËRGATITJA

Rrihni gjalpin ose margarinën me sheqer derisa të krijohet një masë si shkumë, shtoni rumin\konjakun, pak kripë, një sasi tëvogël të lëkurës së limonit, arra(100gr) dhe miellin. Përziejini të gjitha sëbashku. Krijoni një top të madh, mbështilleni me letër guzhine dhe lëreni më një anë për 2-30 minuta. Vendosni një raft furrë në mesin e saj dhe ngroheni në 175°C. Shtoni pjesën e mbetur të arrive tek masa e formuar më parë. Shtroni brumin rreth 1 cm të trashë në një sipërfaqje të spërkatur më miell. Më prerëset e biskotave formoni forma të ndryshme e më pas vendosini biskotat disa centimetra largë njëra tjetrës në tavën e lyer me vaj. Piqini për 10 minuta në furrë. Lërini 5 minuta të ftohen dhe spërkatini me çokollatë ose kakao ose me krem.

KËSHILLË

Mund të përdorni pajisjen grirëse për limonin. Gjithashtu mos harroni të vendosni kapakun për të shmangur spërkatjet. Për ti bërë biskotat edhe më të shijshme grini pak çokollatë dhe shtojani brumit përpara se ti piqni.

Author : Delimano