Nuk keni produkte në shportë

Provo

Biskota Grybukai

Koha totale:

7-8 Min

Përbërësit:

"Rrënja"

200 g miell, 80 g miell misri, 1 lugë gjelle pudër pjekëse, 70 g sheqer, 70 g gjalpë, 1 vezë

"Kupola"

380 g miell,150 g gjalpë,1 vezë,1e verdhë veze,1/2 lugë çaji vanilje,155 g sheqer pluhur,1 lugë gjelle pudër pjekëse

Mbushja

thërrime të "kupolës", 50 g miell misri, 1 lugë çaji kakao, 1/4 lugë çaji rum, 125 g reçel kajsie

Krem çokollate

200 g çokollatë e zezë, e prerë në copëza, 60 g gjalpë

Pregatitja:

Mos lejoni që emri i kësaj ëmbëlsirë t’ju lë pa e provuar- fundja nuk kanë kërpudha brënda. Këto biskota kanë vetëm formën e një biskotë. Kjo recetë vjen nga gjyshet tona; në Lituani këto biskota pregatiten për raste të veçanta si Krishtlindjet. Kjo recetë është e mbushur me erëza që do t’ju bëjë të ndjeni atmosferën e Krishtlindjeve edhe nëse i pregatisni në verë.

SERVIRET rreth 40 biskota "kërpudha"

PAJISJET E NEVOJSHME TË SETIT FAMILY MAGIC

  • Tasi për përzierjen
  • Kapaku
  • Mikseri i dorës

PËRGATITJA

Përgatitja e "Rrënjes"

Në një tas përzjeni miellin, miellin e misrit dhe pudrën pjekëse. Në mikserin elektrik rrihni vezët me gjalp dhe sheqer. Sapo të bëhën kremozë, shtoni përzierjen e miellit dhe vazhdoni ti përzieni mirë derisa të bashkohen më njëri-tjerin. Ndajeni brumin në topa dhe vendosini në frigorifer ndërkohë që përgatisni "kupolën".

Përgatitja e "kupolës"

Në një tas shtoni 550 g miell, sheqerin dhe pudrën pjekëse. Në mikserin elektrik rrihni vezën sëbashku me të verdhën e vezës tjetër duke i shtuar edhe gjalpin. Gradualisht shtoni masën e miellit derisa të krijohet një masë brumi. Duhet të jetë e butë dhe jo shumë ngjitëse. Shtoni më shumë miell nëse e shikoni të nevojshme. Mbështilleni me letër guzhine dhe lëreni të ftohet në frigorifer për të paktën 30 minuta. Gradojeni sobën në 180°C. Në një tavë të madhe shtroni letrën e guzhinës. Nxirreni brumin nga frigoriferi dhe ndajeni në copa. Rrumbullakoseni cdo copë për së gjati dhe priteni në copa 2-3 cm të gjata. Vendosini në tavë disa centimetra larg njëra-tjetrës. Piqini për rreth 10-15 minuta, derisa të fryhen pak dhe të skuqen anash. Lërini të ftohen.

Kur brumi që patët vendosur në frigorifer të ketë ardhur nxirreni jashtë dhe formoni topa të vegjël. Më pas vendosini në një tavë ku më parë të këni shtruar një letër guzhine. Piqini për rreth 10-15 minuta, derisa të fryhen dhe të marrin një ngjyrë kafe të lehtë. Nxirrini nga furra dhe filloni ti gërryeni mesin sa janë ende të nxehta. Merrni një thikë dhe krijoni gropa të vogla mbi sipërfaqen e kupolës. Këtë bëjeni mbi një tas pasi thërrimet do t’ju nevojiten për mbushjen. Vendosini më një anë kupolat boshe. Përgatitja e mbushjes Në një tas miksoni thërrimet e biskotave, miellin e misrit, kakaon, brumin dhe reçelin. Përziejini derisa të krijohet një masë si pastë. Mbushni nga pak çdo kupolë me të. Më pas ngjitini me kujdes ‘’rrënjën’’ në qëndër të kupolës. Fshijeni pjesën e tëpërt të mbushjes. Vendosini më një anë dhe përgatisni glazen.

Përgatitja e kremit

Vendosni çokollatën dhe gjalpin në një tas që i reziston të nxehtit dhe shkrijini në banjo mari. Përziejini herë pas here derisa të shkrijnë dhe çokollata të shkëlqejë. Largojeni nga vatra. Zhytini kupolat e biskotave një nga një në salcën prej çokollate dhe vendosini në një tavë. Sapo të keni përfunduar të gjithë biskotat vendosini në nja letër guzhine e më pas vendosini në frigorifer për 20 minuta derisa çokollata të jetë mpiksur.

KËSHILLË

Përdorni mikserin për të rrahur vezët dhe brumin. Përdorni tasin për përzierje duke mos harruar të vendosni kapakun kur të rrihni brumin , kapaku do të shmang spërkatjet.

Author : Delimano