Nuk keni produkte në shportë

Provo

Supë me spinaq Friulian

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:

Hapi 1. Lëngu

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

  • 1 kg krahë pule

  • 3 karrota të prera

  • 2 qepë të prera

  • 4 kërcej selinoje me gjethe

  • 2 lugë gjelle salcë domatesh

  • 1 lugë gjelle piper kokërr

  • disa degëza majdanoz

Hapi 2. Supa

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

  • 2 thelpinj hudhre të qëruar dhe të prerë mirë

  • 1 kg spinaq i prerë mirë

  • kripë dhe piper

  • 2 l leng pule

  • 100 g miell misri

  • 40 g miell

Pregatitja:

Lëngu

Më parë bëni gati lëndën e parë. Nxeheni vajin në një tigan të thellë Delimano® Ceramica. Shtoni krahët e pulës dhe skuqini nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Më pas hiqini dhe nxirrini mënjanë. Shtoni karrotat, qepët dhe selinonë në një enë dhe gatuajini derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. Kthejeni mishin në enë dhe shtoni 2 litra ujë, salcën e domateve, piperin dhe majdanozin. Trazojeni që të tretet gjithçka që mund të ketë mbetur në fund të enës. Sapo të arrijë pikën e vlimit uleni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë ngadalë për rreth 45 minuta derisa të gatuhet pjesërisht. Herë pas here mund t’i hiqni shkumën dhe yndyrën qe akumulohet në sipërfaqe. Hiqeni nga zjarri dhe kullojeni.

Supa

Nxeheni vajin e ullirit në një tenxhere Delimano® Ceramica. Shtoni hudhrat dhe trazojini derisa të zbuten, rreth 5 minuta. Shtoni spinaqin, gatuajeni për 2 minuta dhe më pas shtoni lëngun. Lëreni sa të fillojë vlimi dhe më pas uleni nxehtësinë. Përziejeni miellin me miellin e misrit në një kupë më vete. Shtoni një kupë tjetër nga lëngu i nxehtë dhe trazojeni vazhdimisht. Hidheni përzierjen në enën me spinaq dhe gatuajeni për 10 minuta. Hidhini kripë dhe piper dhe shërbejeni.

Author : Delimano