Nuk keni produkte në shportë

Provo

Rizoto karkaleca, mente, limon

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 40g gjalp
  • 2 qepë të kuqe të prera hollë
  • 4 thelpij hudhra të prera hollë
  • 1,5 l lëng peshku
  • 75 ml vermut ose verë e bardhë
  • 1,5 kg karkaleca të freskët ose të fërguar
  • 1 kërcell i trashë majdanozi i grirë
  • Disa gjethe menteje të freskëta
  • 2 limona jeshil, lëkura e grirë dhe lëngu
  • 250 g oriz
Pregatitja:

Për lëngun e peshkut, prisni karrotat dhe qepën dhe hidhini në ujin e tenxheres Delimano Ceramica dhe më pas shtoni erëzat, gjethen e dafinës, hudhrat, selinon, limonin, lëngun e peshkut, bishtat e karkalecave dhe pakëz vaj ulliri. Hiqeni shkumën nga lëngu që të mos marrë shije të hidhur. Shkrijeni gjalpin në tiganin Delimano Ceramica. Kur të jetë nxehur shtoni qepët e prera. Gatuajini qepët mirë dhe shtoni më pas hudhrat e prera dhe orizin. Skuqeni orizin derisa të marrë ngjyrë të artë dhe më pas shtoni verë të bardhë. Pasi vera të avullojë shtoni lëngun. Lëreni orizin ta thithë lëngun ngadalë për rreth 15 minuta. Shtoni më pas lëkurën e limonit jeshil dhe përpara se orizi të jetë gati, shtoni karkalecat. Përziejeni rizoton ngadalë duke shtuar gjalpin dhe lëngun e limonave jeshilë. Kur të ftohet vendosini sipër disa gjethe menteje.

Author : Delimano