Nuk keni produkte në shportë

Provo

Omeletë me kunguj

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 500 g kunguj të njomë
  • kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle borzilok i grirë
  • 2 vezë
  • Piper i zi
  • 1 lugë gjelle gjalp
Pregatitja:

Prijini kungujt e njomë nga të dyja anët dhe grijini në një rende me vrima të mëdha. Më pas përziejini kungujt me një lugë çaji kripë dhe lërini për gjysëm ore. Më pas hidhini në një kullesë dhe shtypini për t’u hequr lëngun e tepërt. Nxehni vajin e ullirit (sensori i temperaturës te doreza do të bëhet i kuq) në tiganin Delimano® Ceramica dhe skuqini kungujt derisa të marrin ngjyrë të artë, për 6-7 minuta. Shtoni më pas borzilokun dhe hiqeni nga zjarri duke e lënë të ftohet për pak. Rrihni lehtë vezët me pirun në një enë, shtoni kungujt e njomë, piperin dhe pak kripë.

Nxeheni gjalpin në tiganin Delimano® Ceramica, (sensori i temperaturës te doreza do të bëhet i kuq), shtoni përzierjen me kungujt e njomë dhe shpërndajeni mbi tigan. Gatuajeni derisa veza të piqet në skaje. Uleni nxehtësinë dhe vazhdoni ta gatuani derisa vezët të mos tkurren por të jenë ende të buta nga sipër. Tundeni tiganin për të shkëputur omeletën nga baza e tiganit dhe lëreni të rrëshqasë në një pjatë. Mbulojeni pjatën me një tigan dhe kthejeni me kokë posht në mënyrë që të piqet edhe ana e sipërme e omeletës. Gatuajeni për rreth 1 minutë edhe nga ajo anë dhe më pas hidheni përsëri në pjatë.Lëreni të ftohet pakëz dhe më pas prijeni në trekëndësha dhe shërbejeni me sallatë.

Author : Delimano